Receta ushqimore
Seksioni “Receta Ushqimore” është një vend unik dhe gjithnjë në rritje për të gjetur frymëzim dhe alternativa për ushqime normale e të shëndetshme që ju mund t’i përdorni në tryezën tuaj. Aktualisht, përqendrimi do të jetë në ato receta që janë projektuar posaçërisht për të ndryshuar tërësisht zgjedhjen tuaj ushqimore, dhe që janë të dobishme për spastrim rrënjësor.
Këtu do të gjeni receta të shëndetshme dhe zëvendësuese të ushqimeve të zakonshme: Një recetë simiteje e bërë me miell të bardhë, sheqer dhe gjalpë është zëvendësuar me një recetë mjelli të parafinuar (mjell i zi), agave ose shurup panje, dhe vaj kokosi. Perimet e konservuara dhe lëngjet e frutave këtu janë zëvendësuar me ato të freskëtat dhe të posa shtrydhyrat. Sallata e shisheve të mbushura deri në grykë me lëndë mbushëse, kimikate, vajra me kualitet të keq, përbërës artificial dhe përzierje të ndryshme, janë zëvendësuar me lëndë të freskëta e të shijshme që mund të prodhohen në çast. Një koktej i shpejtë kërkon një përzierje të mirë, një shumëllojshmëri të frutave organike (natyrale) dhe një përzgjedhje të lehtë për të gjetur elementët që do të bëjnë të mundshëm një mëngjes të kënaqshëm apo çdo vakt tjetër. Këto receta janë receta të vërteta ushqimore - një tërësi ushqimore për një dietë të shëndetshme.
|