AROMATHERAPY

TERAPIA AROMATIKE ME VAJRA ESENCIAL

Vajrat eterike, te perftuar nga bime te ndryshme, kane dhene rezultate te mira ne kurimin e disa semundjeve. Keta vajra bimore jane te pasur me shume lende ushqyese dhe kuruese dhe ne saje te perberjes se tyre kane specifikat e veta ne trajtimin e semundjeve. Me poshte paraqiten vajrat eterike te nxjerre nga shtate bime dhe peme te njohura, te cilet kane gjetur nje perdorim te gjere ne mjekesine popullore. Pervec rendesise qe kane vajrat eterike ne organizmin e njeriut, ju do te njiheni edhe me menyren e perdorimit te tyre. Aromaterapia eshte njera nder fushat me te popullarizuara te mjekesise tradicionale dhe eshte e pranishme ne shume kultura. Dhjete vitet e fundit, kur njeriu i eshte kthyer natyres, ajo eshte riaktivizuar. Aromaterapia eshte forme e mbajtjes se mire fizike dhe psikike, zbut dhembjet, jep bukuri, etj. Aromaterapia i jep njeriut mundesi qe ne menyre te natyrshme te shfrytezoje ekstraktet e bimeve. Per shembull, nepermjet masazhit me vajra te ndryshem, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjise, trupi clirohet nga ngarkesat si dhe qetesohet nga emocionet e tij. Sipas specialistes Mimoza Petani, aromaterapia mund te perdoret edhe per problemet e semundjeve te ndryshme, ku aplikohen vajra te ndryshem qe aplikohen per te zvogeluar dhe qetesuar simptomat e semundjeve. Kjo forme eshte forma me e vjeter e sherimit ne historine e njerezimit. Keto vajra kurues behen edhe kombinime: per relaks, freski, tonifikim, sherim te plageve, bukuri lekure, hidratim, smaliatura etj. I pari qe njihet, qe eshte marre me aromaterapine, mendohet te jete kimisti Rene Maurice. Gjate nje prove qe ai ka dhene, ka djegur doren e tij dhe per te ndalur dhembjet ka urinuar ne vajin e lavandes, e cila ndodhej me afer tij. Pas kesaj, ai ka hetuar se veprimi i lavandes ka filluar te ndikoje shpejt ne mbylljen e djegies.



Vajrat esenciale
Vajrat esenciale mund te merren ne dy lloj menyrash: nepermjet kanaleve te frymemarrjes dhe nepermjet lekures. Po keshtu, keto vajra bimore mund te perdoren dhe te pergatiten per masazhin, per kujdesin e fytyres dhe trupit, per ferkim lokal, per kompresa, per hapjen e poreve etj. Vajrat esenciale me shume perdorim kane gjetur per hapjen e kanaleve te frymemarrjes, per problemet e sistemit te tretjes, ne rastet e mosfunksionimit te mire te melcise dhe temthit, ne problemet reumatizmale, ku vajrat veprojne ne menyre te shkelqyer. Gjithashtu, keta vajra kurues ndihmojne per nxjerrjen e ujit nga qelizat (si diuretik), per probleme te lekures, ne reniet e sistemit imunitar. Bukuria dhe e vecanta e vajrave ne te cilat bazohet aromaterapia eshte veprimi i tyre i shkelqyer ne te gjitha nivelet e qenies sone, pasi ata nuk japin asnje lloj efekti negativ. Keto lloj vajrash apo perzierjesh kthejne harmonine, vitalitetin dhe qetesine shpirterore.


Perberesit
Perberesit e vajrave qe merren nga bimet nuk dallohen vetem nga lloji, por edhe ku eshte mbjelle ajo bime dhe karakteristika te tjera si psh ku rritet bima, teknologjia qe perdoret per nxjerrjen e vajit, izolimi i vajit, menyra e perzierjeve ne persona te ndryshem, ne lekura te ndryshme, ne metabolizmin e njerezve te ndryshem dhe te cdo njeri nje vaj ka efekte te ndryshme biologjike. Eshte e rendesishme qe ne keta vajra te kemi nje garanci te plote ne teknologjine e nxjerrjes se tyre duke u bazuar qe ne analize te bimes, mbjelljes, mbrojtjes nga infeksionet, semundjeve te ndryshme dhe parazitet. Duhet qe bima te jete biologjike. Gjithashtu, vajrat bimore mund te perdoren edhe ne perberjen e kremrave te ndryshem, te cilet perdoren per: probleme te artritit, artrozes, spondiloartrozes, ne dhembje te pergjithshme te shtylles kurrizore. Keshtu per keto dhembje rekomandohet perdorimi i kremit "Leni" qe eshte nje kombinim i persosur nga bime te ndryshme si cajra ose perdorimi i kapsulave bimore qe sherbejne per keto dhembje. Edhe ilaci bimor "Arnika" (qe perdoret per trauma te ndryshme) nga ndjesia e freskise qe jep zevendeson akullin, heq nxirjet nga goditjet, largon dhembjet etj. [G. Albania]

 

Vajrat esencial, dobite mjekesore dhe perdorimi i tyre

1. Vaji i Farës së Zezë (Nigella Sativa)

Fuqizues i sistemit imun, i dobishëm për sëmundjet e gjoksit, hundëve, veshëve, ezofagut, dhimbjet e kokës dhe migrenën, rënien e flokëve së bashku me vajin e lakërishtës + uthull molle + vaj ulliri. Për infeksionet e prostatës lyhet dhe fërkohet pjesa e poshtme e shpinës me vajin e farës së zezë. Për astmën alergjike lyhet dhe fërkohet kraharori dhe balli. Përdoret gjithashtu për reumatizmën dhe përdhesin. Për shndritjen e fytyrës përdoret së bashku me vajin e bajames dhe të sallatorit. Po kështu përdoret edhe për puçërrat e rinisë. Për infeksionet e veshkave përdoret i përzierë me mjalt, dhe për hidropizi-në përziehet me uthull molle.
 
 

2. Vaji i Ullirit

Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e larta dietike dhe mjekesore. Vaji i ullirit me ngjyre, arome dhe ere specifike, ne te cilen jane te ruajtur vitaminat me rendesi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantet, posedon nje rol te madh. Per cdo pike te vajit te ullirit i marrim mbi 30 perberes, te cilet na mbrojne nga semundjet e zemres, mplakja e hershme dhe shume semundje tjera. Ai permban acide yndyrore te pangopura, me se tepermi acidit oleinik, i cili permban 55-83 per qind te acideve yndyrore te pergjithshme, te cilet ne menyre pozitive veprojne ne metabolizmin e yndyrave ne melci,

rregullojne kolesterolin e mbrojne zemren, gje qe pakeson mundesine e prekjes nga semundjet e ngurtesimit te eneve te gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojne tensionin e gjakut. Per kete, vaji i ullirit nuk duhet t?i mungoje dietes suaj ditore. Vaji i ullirit tretet mire dhe rekomandohet per semundjet e melcise, eshte qetesues dhe pakeson dhembjet. Ndihmon ne nxjerrjen e gureve te fshikezes se temthit. Edhe ne krizat e veshkave, vaji i ullirit qeteson dhembjet dhe lehteson renien e gureve nga veshkat. Ne mjaft raste ka dhene rezultate te mira kunder ulceres se stomakut.

 

3. Vaji i Xhenxhefilit

* Per aparatin e qarkullimit te gjakut: lyerje, ferkim, banjo.

* Per aparatin tretes, per te gjitha problemet e tij, per diarrene, fryrjen nga gazrat, humbjen e oreksit, dhembjet e stomakut: lyerje, ferkim, kompresa, banjo.

* Per sistemin nervor: stimulon vetebesimin, trimerine, kurajon dhe fuqizon memorjen: perdoret ne ujin ku ben banjo, ose me sperkitje, duke e nuhatur dhe per lyerje e ferkim.

* Per aparatin e frymemarrjes: per gripin, ftohjen, infektimin e bajameve, kongjestionin e fytit: perdoret ne ujin ku ben banjo, ose me sperkitje, duke e nuhatur dhe per lyerje e ferkim.

* Kujdes: Vaji i xhenxhefilit duhet te perdoret i zbutur per te evituar irritimin e lekures.

* Perzierja: vaji i xhenxhefilit mund te perziehet me vaj dellenje, livande, rozmarine, portokalli, limoni dhe bergamoti.

 

4. Vaji i Hudhrës

Vaji i hudhres eshte antibiotik i shumeperdorimshem. I dobishem per qerene, semundjet e lekures dhe prostaten. Ai eshte i domosdoshem te kombinohet me vajin e peshkut sepse ben pershtatjen e natyrshme te vajit te peshkut ne shendetin e cdo personi. Vaji i hudhres ndihmon ne mbajtjen larg te arteriosklerozes dhe semundjeve te tjera kardiovaskulare. Ai mbron enet e gjakut dhe zemren, kontribuon ne tensionin normal te gjakut, duke e mbajtur ate ne kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit ne gjak, mbron muret e eneve te gjakut, pengon formimin e topthave te gjakut dhe gelqerimin e eneve te gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut ne organizem. Vaji i hudhres eshte antibaktierologjik, ai perdoret kunder herpesve ne zorre, kunder paraziteve, zhduk parazitet ne zorre si tenia, oksiuret dhe askaridet.

Forcon tretjen dhe perterin floren e zorreve. Ndihmon ngercet e stomakut, nxit oksigjen ne organizem, ndihmon punen e melcise dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe eshte shume i preferueshem qe te merret gjate stines se dimrit. Vaji i hudhres keshillohet te merret ne mase mbi moshen 50 vjec, sepse kontribuon ne mbajtjen e vitalitetit dhe shendetit ne pergjithesi te organizmit. Personat diabetike duhet ta perdorin patjeter kete vaj, sepse ndihmon shume deri te diabeti i tipit 2. Hudhra ne formen e vajit ose pluhurit ka nje lloj mbeshtjellese te vecante qe i reziston lengut te stomakut. Kjo mbeshtjellese shkrihet vetem ne zorren e holle, e cila me vone e absorbon dhe ndikon ne pengimin e eres jo te kendshme gjate frymemarrjes dhe djersitjes.

 

 

 

© 2008-2011 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara