|

|
Rreth kompanisë DBF Trupi ynë, që nga maja e kokës e deri në fund të këmbëve, me çfarë ka mes tyre, është mirësi që na ka dhuruar Zoti i Madh dhe amanet që kemi për detyrë ta ruajmë e të kujdesemi për të. Po si mund ta ruajmë këtë amanet në këtë kohë të mbushur me të reja të llojllojshme? A janë të dobishme të gjitha këto të reja e këto llojshmëri produktesh? A janë të gjitha ato të shëndetshme e të përshtatshme për ne?
| Të meditojmë pak në ato lëndë e produkte që shoqërojnë rrjedhën e jetës sonë të përditshme, prej produkteve ruajtëse, parandaluese e zbukurimi. Sipas statistikave, burri i ballafaqohet 126 lëndëve kimike çdo ditë, kurse gruaja 175 lëndë kimike. A e ke pyetur ndonjëherë veten se prej nga prodhohen këto produkte dhe se çfarë përmbajnë ato? Pa e vënë re dhe pa paralajmërim, këto lëndë kanë zënë një vend të madh të nevojave plotësuese, madje edhe të nevojave parësore të jetës sonë, pa të cilat nuk mund të bëjmë. Po kështu, këto produkte kozmetike zënë një vend që nuk mund të shpërfillet për nga shpenzimet materiale për to, kështu që është e domosdoshme për ne që të analizojm prmbajtjet e tyre. A e ke pyetur veten: Nga ç'lëndë prodhohen këto produkte kozmetike që zakonisht i importojmë? A janë ato gjithnjë të përshtatshme për përdorime njerëzore? Përse shpesh kemi probleme me shëndetin pa ndonjë shkak kryesor të njohur? Përse ta shpenzojmë një pjesë të pasurisë dhe ekonomisë sonë në interes të prodhimeve zakonisht perëndimore, pa i analizuar ato më parë? |
| Produktet DBF janë rezultat i përpjekjeve dhe lodhjes së një shkencëtari kemist musliman, që mbajnë parrullën (HALLALL), arritjet e të cilit meriton të ndiqen me qëllim që të përdoren si një zëvendësues i suksesshëm i atyre lëndëve të para kimike që importojmë zakonisht nga perëndimi. Madje këto lëndë garojnë me ato të perëndimit për nga përbërja, por përveç kësaj, në përbërjen e tyre nuk përdoren produkte kafshësh, as lëndë të dëmshme, kanceroze apo helmuese. Pra, prodhimi i tyre bëhet konform rregullave dhe ligjeve të Islamit, që në bazë dhe në të gjitha fazat e prodhimit. Po kështu, produktet DBF janë të bazuara në shkencën e farmaceutikës, në zhvillimet dhe studimet më të fundit në fushën e kujdesit për flokun dhe lëkurën. |
| Prej këtu, vihet re qartë dallimi. Produktet DBF janë arritje shkencore e bazuar mbi parimet e legjislacionit Islam, në dobi të ymetit musliman dhe të njerëzimit në përgjithësi. Tashmë e kemi në dorë vendimin për ndryshim, e suksesi vjen vetëm nga Zoti i Madhëruar. |
Synimi kryesor i produkteve të markës DBF:
Që në fillim kemi vendosur baza dhe rregulla të caktuara për prodhimin e produkteve DBF, që të jenë pa përmbajtje lëndësh të fabrikuara të dëmshme, siç janë lëndët ruajtëse, shtuese, produktet e naftës, ngjyrat shkaktuese të kancerore dhe parfumet shkaktuese të alergjisë. |
| Prandaj, veçoria më e rëndësishme që i dallon produktet tona nga të tjerat është se ato përmbajnë esenca bimore me pastërti të lartë dhe të nxjerra me rrugë të zhvilluara shkencore, dhe se vetë procesi i prodhimit të tyre është bërë konform moraleve dhe parimeve Islame: |
| Këto produkte nuk përmbajnë asnjë lloj lënde të parë apo minerale që mund të dëmtojnë njeriun apo mjedisin. |
| Nuk kemi përdorur ngjyra (FD&C), që janë të dëmshme. |
| Nuk kemi përdorur lëndë kimike të dëmshme, si: (Sodium Lauryl Sulfate), (Parabens), (DEAs), (MEAs), (TEAs), as lëndë nafte dhe as (GMOs). |
| Jemi munduar të përdorim lëndë parësore ndihmuese sa të kishim mundësi. |
| Kemi përdorur esencat e bimëve dhe vajrave ndihmuese sa kemi mundur dhe sa herë ka qenë e mundur. |
| Të gjitha vajrat që kemi përdorur janë përfituar nga avullimi dhe jo duke përdorur lëndën (Propylene glycol) e cila i heq të gjitha dobitë kuruese nga vajrat. |
| Të gjitha vajrat bimore janë nxjerrë në temperaturat e ngrohta dhe të ftohta, por jo të nxehta, sepse kjo do t'i hiqte atyre të gjitha dobitë kuruese. |
| Të gjithë përbërësit e përdorur janë vërtetuar në mënyrë të prerë se kanë dobi të mëdha dhe të pakrahasueshme si për flokun edhe për lëkurën. |
| Të gjitha lëndët përbërëse janë siguruar me rrugë mike të mjedisit dhe jo dëmtuese të tij. |
| Të gjitha bojërat e përdorura për ngjitjet mbi kutitë e produkteve DBF nuk janë helmuese. |
| Janë përdorur lëndë që përfshihen në marrëveshjen e tregtisë së drejtë (nga burime që i respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe nuk i skllavërojnë ata). Kompania DBF nuk përdor vajra apo esenca natyrale prej arave ku punëtorët skllavërohen dhe nuk u jepet haku që u takon. |
|
| |
|
|