PERSE KURAT BIMORE

 

- Jo sepse e heqin sëmundjen menjëherë si me magji!

- Jo sepse kanë fuqi shëruese në vetvete, sepse shërimi vjen vetëm nga Zoti Fuqiplotë!

- Jo sepse nuk ka ilaç tjetër, dhe se ato jane zgjidhje alternative dhe shpresa e fundit, siç janë quajtur padrejtësisht dhe siç veprohet gabimisht nga shumica e njerëzve në botën e sotme të ashtuquajtur e modernizuar!

Por sepse:

- Janë natyrale dhe e kthejnë njeriun në origjinën e tij të krijimit, prandaj edhe ushqimet bazë të tij duhet të anojnë më tepër nga ato bimore dhe natyrale.

- Janë të sigurta mjekësisht. Edhe sikur të mos japin suksesin e kërkuar, ato nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi në organizëm.

- Nuk kanë efekte anësore të dëmshme për njeriun, sepse edhe nëse një bimë ka një lëndë të dëmshme, eliminimi i asaj lënde gjendet në një lëndë tjetër të po të njëjtës bimë, dhe nëse nuk mjafton vetë bima, atëherë gjendet një bimë tjetër që jepet nga mjeku specialist bashkë me të për eliminimin e ndonjë efekti të mundshëm anësor të padëshiruar. Në çdo rast, këto efekte anësore nuk krahasohen kurrë me efektet anësore të ilaçeve kimike.

- Veprojnë natyrshëm në shëndetin e njeriut, duke filluar me fuqizimin e sistemit imun të tij.

- Veprojnë në mënyrë të shumëfishtë kundër disa sëmundjeve dhe simptomave njëherësh, duke kërkuar për çdo lloj çrregullimi në organizëm dhe duke vepruar në rikthimin e funksionimit normal të tij, dhe nuk veprojnë vetëm kundër një sëmundje të vemte.

- Veprojnë në luftimin rrënjësor të çrregullimeve në organizëm dhe jo thjesht në mbajtjen e sëmundjes nën kontroll duke luftuar simptomat e saj.

- Luftojnë sëmundjet kronike brenda një kohe relativisht të shkurtër, duke synuar dhënien fund përdorimit të ilaçeve për gjithë jetën.

- Edhe nëse nuk japin suksesin e pritur në kurimin e një sëmundje të caktuar, ato e zbusin atë dhe riparojnë mjaft çrregullime të tjera që mund të ketë pacienti.

- Dhe sepse kurat bimore janë padyshim mjekësia e së ardhmes, me dëshminë e vetë mjekëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj të mjekësisë moderne.

 

VEREJTJE:

- Mjekesia bimore eshte shkence me vete, qe ka bazat dhe rregullat e saj shkencore, por qe ndryshojne nga ato te mjekesise moderne veçanërisht ne menyren e trajtimit te semundjeve te ndryshme dhe te ilaceve qe perdor per kurimin e tyre, keshtu qe eshte gabim dhe aspak e logjikshme qe te pyetet nje mjek shkencor kirurg per shembull, per mjekesine bimore apo per nje bime te caktuar dhe efektet e saj, sepse kjo nuk eshte specialiteti i tij, dhe ai nuk ka njohuri per bimet dhe as per efektet e tyre. Nje mjek i mirefillte dhe i paanshem do ta keshillonte pacientin e tij qe ka nje semundje te pasherueshme apo kurimi i se ciles me mjekesine moderne eshte i pasuksesshem apo i demshem, ai do e keshillonte kete pacient qe te kerkonte per ndonje mjek popullor te njohur dhe me pervoje, ose te pakten, nese do te pyetej per ndonje kure bimore apo popullore per nje semundje te caktuar, do te thoshte se nuk ka njohuri per te, por kurre nuk do ta injoronte ate dhe kurre nuk do ta ndalonte pacientin nga marrja e asaj kure bimore, se paku per ta provuar se ndoshta ka sukses, dhe keshtu edhe mjeku zbulon diçka te re ne specialitetin e tij, perderisa ai kerkon te miren e njerezve me kete profesion te tij te quajtur Human.

- Patjeter qe kurat bimore jane gjithashtu me pagese, sepse edhe ato kane shpenzime, lodhje dhe pune nga mjeket e specializuar ne kete mjekesi, madje ndoshta shume here me te madhe se ajo e mjekeve moderne te cilat veprojne me se shumti me gjera fikse, ilace kimike apo nderhyrje kirurgjikale apo me rreze te ndryshme, te cilat jane me shume zhvillime teknologjike sesa mjekesore. Por ne çdo rast, çmimi i kurave bimore eshte shume here me i lire se çmimi real i kurave dhe terapive kimike moderne. Nese dikush qe jeton ne perendim thote se terapite kimike i paguajne sigurimet shendetesore, apo perkrahen nga asistenca shteterore, ky ne fakt eshte nje mashtrim, sepse ne realitet vete ata jane qe i paguajne sigurimet për çdo vit, pak nga pak, por qe mund te arrijne shumefishin e vleres se nje terapie kimike qe sigurimet ua paguajne atyre. Sidoqofte, nese do te llogaritej çmimi real i ilaçeve dhe terapive kimike, apo i operacioneve kirurgjikale, pa nderhyrjen e siguracioneve dhe perkrahjes shteterore, e cila ne fakt eshte perkrahje e kompanive farmaceutike dhe atyre mjekesore te cilat drejtohen nga vete pushtetaret apo te afermit e tyre, çmimi i tyre do te ishte shume i madh dhe i paperballueshem nga shumica derrmuese e popullit, dhe vetem nje pjese shume e vogel te pasurish mund te kuroheshin me kete mjekesi. Pra, eshte vete pacienti ai qe i paguan shpenzimet mjekesore kur semuret, por kete pagese nuk e ben njeheresh, por pak nga pak, duke shkeputur vazhdimisht nje pjese nga rroga e tij mujore apo vjetore, dhe keshtu ai nuk e kupton se ne te vertete ka paguar me shume se ajo qe shpenzon, sado qe te shkojne shpenzimet spitalore ne rast semundjeje. Pra, çmimet e ilaçeve bimore me ato te ilaçeve dhe trajtimeve kimike moderne nuk mund te krahasohen, prandaj pacientet duhet ta kuptojne kete dallim dhe te jene vertete te kenaqur me kurat bimore, te cilat edhe pse nuk kane perkrahje dhe asistence shteterore, perseri nuk jane te kushtueshme dhe mund te merren nga te gjithe, por edhe efekti i tyre, i cili eshte edhe i gjithe qellimi, eshte shume here me i susksesshem se ai i kurave dhe trajtimeve kimike, se paku ne shumicen e rasteve, duke perjashtuar ketu ndonje rast ku nderhyrja kirurgjikale mund te jete e domosdoshme dhe me e shpejte ne veprim, por qe duhet pasuar dhe ndihmuar me trajtim natyral dhe ilaçe bimore per kthimin e shendetit tek pacienti.

 

© 2009-2010 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara