DY FJALE RRETH NESH

 

Nisur nga aktualiteti i hidhur i njeriut të botës së sotme moderne, ku megjithë zhvillimet teknologjike të mjekësisë bashkëkohore, shumë sëmundje, për të mos thënë shumica e tyre janë kthyer në kronike dhe për to nuk ka ilaç efektiv përfundimtar, por qëllimi final i mundshëm është mbajtja e sëmundjes nën kontroll deri sa ajo të shpërthejë dhe të dalë jashtë kontrollit, pa llogaritur efektet anësore të trajtimeve moderne dhe ilaçeve kimike që i shkaktohen pacientit, të cilat në fakt janë sëmundje të tjera që i shkaktohen atij, madje për sëmundjet e shekullit të XX-të dhe të këtij që ka hyrë, siç është SIDA dhe të gjitha sëmundjet auto-imune, ende nuk ka ilaç dhe të prekurve prej tyre u është dhënë gjykimi i të vdekurve që ecin në mesin e të gjallëve; nisur nga ky aktualitet dhe nga fakti se ne mund të bëjmë diçka për ndryshimin dhe përmirësimin e tij, së paku mund të përpiqemi për këtë me ato që na ka mundësuar Zoti i Lartësuar të mësojmë prej dijes, dhe me suksesin e dhuruar nga Ai, e ndërmorëm këtë hap duke u mbështetur në baza të sakta dhe të sigurta shkencore, duke gërshetuar mes kulturës mjekësore të përcjellë në mënyrë tradicionale, mes asaj që ka ardhur në Islam në lidhje me mjekësinë dhe mes zhvillimeve të mjekësisë moderne kryesisht nga ato teknologjike e kësaj të fundit, aty ku është e shërbyeshme.

Në këtë faqe, shpresojmë t’ju vijmë në ndihmë për gjithçka që lidhet me shëndetin, fizik dhe psikologjik, duke filluar që me parandalimin e sëmundjes, sepse siç thuhet: “parandalimi është më i mirë se kurimi”, dhe deri në rikthimin e shëndetit të plotë të trupit të sëmurë, me ndihmën dhe fuqinë e Zotit të Madhëruar, qoftë kjo me anë të programeve të caktuara ushqimore për çdo sëmundje të veçantë, ose duke caktuar program ushqimor të veçantë për çdo person që na e kërkon këtë gjë në veçanti, apo me anë të kurave me bimë mjekësore, për të cilat ju do të ndiqni rubrika të posaçme në këtë faqe ku do të flitet për dobitë dhe rëndësinë e bimëve të ndryshme për të cilat janë kryer eksperimente shkencore, përbërjen kimike të tyre dhe dobitë kuruese të secilës bimë apo të përzjerieve bimore që i nevojiten njeriut në kushtet bashkëkohore. Ose nëpërmjet konsultimit psikologjik, i cili e nxjerr shpirtin e njeriut në dritën e ekzistencës dhe e ngre atë në majat e optimizmit, besimit, lumturisë dhe shërimit.

Mjekesiabimorearabe.com eshte nen administrimin e Mr. Bledar Karaj, student doktorature ne Jordani ku po mbron temen me titull "Islami dhe mjekesia e se ardhmes", ne bashkepunim me disa mjeke te specializuar ne mjekesine bimore dhe ate shkencore.

Dhe dijeni se nuk ka shërues tjetër përveç Zotit, dhe vetëm Zotin lusim që t'u japë shërim të shpejtë të sëmurëve dhe shëndet te plotë te gjithëve!

 

© 2009-2010 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara