ANEMIA
Anemia, apo varfërimi i gjakut është pakësim i numrit të rruazave të kuqe të gjakut ose pakësim i Hemoglobinës në rruazat e kuqe të gjakut, ose i të dyjave këtyre së bashku. Shkaqet e anemisë janë të ndryshme dhe po kështu simptomat e saj janë të ndryshme dhe kurohen sipas shkakut. Më poshtë do të paraqesim llojet e anemisë në varësi të shkaqeve të saj:
1. Anemi e shkaktuar nga gjakderdhja e madhe apo kronike.
2. Anemi e shkaktuar nga mosformimi i plotë i rruazave të gjakut dhe kjo si rezultat i mangësisë në elementet bazë për prodhimin e tyre.
3. Anemi e shkaktuar nga faktorë helmues, siç janë sëmundjet infektuese ngjitëse apo jo ngjitëse dhe dobësimi apo dështimi i mëlçisë dhe i veshkave.
4. Anemi e shkaktuar nga ndonjë sëmundje e gjëndrave endocrine, nga pakësimi i aktivitetit të gjëndrës teroide apo i gjëndrës së hipofizës.
5. Anemi e shkaktuar nga çrregullimi në zhvillimin e rruazave të kuqe (anemia nga mungesa e hekurit - Thalassemia).
6. Anemi e shkaktuar nga dështimi në qelizat trupore (dështim i shkaktuar nga disa ilaçe), apo siç quhet ndryshe (Hemolytic Anemia). Shkaqet e kësaj anemie mund të jenë të trashëguara: si rrumbullakosja e rruazave të kuqe të gjakut dhe çrregullimet në hemoglobin, ose nga ndonjë sëmundje e fituar: si çrregullimet në tretjen e glukozës, çrregullimet në formimin e rruazave të kuqe për shkak të acidit folic (Vitamina B9), ose për probleme jashtë rruazave të kuqe të gjakut, shkaqe të të cilave janë: disa antitrupa (imunë vetjak), sëmundja fizike, sëmundja kimike (barnat kimike), sëmundjet ngjitëse (si kolerja).
Simptomat e anemisë në përgjithësi:
Zbehje (zverdhje) në fytyrë, marramendje, dhimbje koke, rrahje zemre, pakësim apo ndërprerje e gjakut të menstruacioneve tek femrat, humbja e oreksit, shqetësimi, çpërqendrimi, stresi dhe probleme në tretje.
Ilaçi për sëmundjen e anemisë:
Siç e përmendëm më sipër, anemia është disa llojesh dhe secili lloj kërkon kurim të veçantë, por këtu do të përmendim disa receta bimore të cilat veprojnë në forcimin e gjakut në përgjithësi. Por duhet patjetër që të njihet shkaku kryesor i anemisë, sidomos kur bëhet fjalë për sëmundjen Thalassemia, apo të zbardhjes së gjakut (Leukemia – kanceri i gjakut), në mënyrë që mjeku të përshkruajë ilaçin përkatës. Kurse recetat e mëposhtme, siç e thamë, janë për forcimin e gjakut në mënyrë të përgjithshme:
1. Të marrësh dhe të hash një lugë të madhe, tre herë në ditë nga përzierja e mëposhtme: 200 gram pjalm blete e bluar dhe e përzierë me 1 kg mjalt blete natyral. Kjo përbërje vepron në forcimin e gjakut brenda një jave të vetme.
2. Ushqimi i të sëmurit me anemi duhet të jetë i pasur me proteina, kripë hekuri e bakri dhe vitamina. Nga ushqimet kryesore që këshillojmë të konsumojë i sëmuri me anemi janë: mishi i kuq, mëlçitë dhe veshkat e dhenve, fyti i zogjëve, peshku, e verdha e vezës, qumështi, djathi, bishtajoret e thata (thjerrëza, bathë, bizele, fasule), perimet e fresktëta (spinaqi, kungulli i njomë, karrota, sallata e jeshile, rradhiqet, lakra) dhe frutat e freskëta e të pjekura (portokalle, rrush, fik, kajsi, mollë).
Shënim: Kemi filluar provimin e një ilaçi bimor të ri tek disa pacientë vullnetarë të prekur nga Thalassemia, një sëmundje e trashgueshme, disa raste të së cilës janë të rënda dhe për të nuk ekziston ilaç kimik, gjë e cila i detyron mjekët të ndërrojnë gjakun e pacientit në mënyrë periodike, gjë e cila humb kohë, lodhje dhe shpenzime. Ne besojmë se kjo sëmundje ka ilaç, por ende nuk kemi arritur në zbulimin total të tij, por kjo nuk do të thotë se njerëzimi duhet të qëndrojë duarlidhur përballë kësaj sëmundje, por duhet të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problem, gjë me të cilën edhe ne po merremi në këtë kohë, duke bërë analizat përkatëse të sëmundjes para fillimit të ilaçit bimor.
|