ANEMIA

 

 


Anemia, apo varfërimi i gjakut është pakësim i numrit të rruazave të kuqe të gjakut ose pakësim i Hemoglobinës në rruazat  e kuqe të gjakut, ose i të dyjave këtyre së bashku. Shkaqet e anemisë janë të ndryshme dhe po kështu simptomat e saj janë të ndryshme dhe kurohen sipas shkakut. Më poshtë do të paraqesim llojet e anemisë në varësi të shkaqeve të saj:

1. Anemi e shkaktuar nga gjakderdhja e madhe apo kronike.

2. Anemi e shkaktuar nga mosformimi i plotë i rruazave të gjakut dhe kjo si rezultat i mangësisë në elementet bazë për prodhimin e tyre.

3. Anemi e shkaktuar nga faktorë helmues, siç janë sëmundjet infektuese ngjitëse apo jo ngjitëse dhe dobësimi apo dështimi i mëlçisë dhe i veshkave.

4. Anemi e shkaktuar nga ndonjë sëmundje e gjëndrave endocrine, nga pakësimi i aktivitetit të gjëndrës teroide apo i gjëndrës së hipofizës.

5. Anemi e shkaktuar nga çrregullimi në zhvillimin e rruazave të kuqe (anemia nga mungesa e hekurit - Thalassemia).

6. Anemi e shkaktuar nga dështimi në qelizat trupore (dështim i shkaktuar nga disa ilaçe), apo siç quhet ndryshe (Hemolytic Anemia). Shkaqet e kësaj anemie mund të jenë të trashëguara: si rrumbullakosja e rruazave të kuqe të gjakut dhe çrregullimet në hemoglobin, ose nga ndonjë sëmundje e fituar: si çrregullimet në tretjen e glukozës, çrregullimet në formimin e rruazave të kuqe për shkak të acidit folic (Vitamina B9), ose për probleme jashtë rruazave të kuqe të gjakut, shkaqe të të cilave janë: disa antitrupa (imunë vetjak), sëmundja fizike, sëmundja kimike (barnat kimike), sëmundjet ngjitëse (si kolerja).

 

Simptomat e anemisë në përgjithësi:

Zbehje (zverdhje) në fytyrë, marramendje, dhimbje koke, rrahje zemre, pakësim apo ndërprerje e gjakut të menstruacioneve tek femrat, humbja e oreksit, shqetësimi, çpërqendrimi, stresi dhe probleme në tretje.

 

Ilaçi natyral për sëmundjen e anemisë:

Siç e përmendëm më sipër, anemia është disa llojesh dhe secili lloj kërkon kurim të veçantë, por këtu do të përmendim disa receta bimore të cilat veprojnë në forcimin e gjakut në përgjithësi. Por duhet patjetër që të njihet shkaku kryesor i anemisë, sidomos kur bëhet fjalë për sëmundjen Thalassemia, apo të zbardhjes së gjakut (Leukemia – kanceri i gjakut), në mënyrë që mjeku herbalist të përshkruajë ilaçin përkatës. Kurse recetat e mëposhtme, siç e thamë, janë për forcimin e gjakut në mënyrë të përgjithshme:

1. Të marrësh dhe të hash një lugë të madhe, tre herë në ditë nga përzierja e mëposhtme: 200 gram polen blete te bluar dhe te përzierë me 1 kg mjalt blete natyral. Kjo përbërje vepron në forcimin e gjakut brenda një jave të vetme.

2. Ushqimi i të sëmurit me anemi duhet të jetë i pasur me proteina, kripë hekuri e bakri dhe vitamina. Nga ushqimet kryesore që këshillojmë të konsumojë i sëmuri me anemi janë: mishi i kuq, mëlçitë dhe veshkat e dhenve, fyti i zogjëve, peshku, e verdha e vezës, qumështi, djathi, bishtajoret e thata (thjerrëza, bathë, bizele, fasule), perimet e fresktëta (spinaqi, kungulli i njomë, karrota, sallata e jeshile, rradhiqet, lakra) dhe frutat e freskëta e të pjekura (portokalle, rrush, fik, kajsi, mollë).

 

Kujtoni se ne mund tju ofrojme ndihme nga mjeke te specializuar ne mjekesine bimore per semundjen tuaj, prandaj kontaktoni me ne ne cdo kohe.

 

 

© 2008-2011 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara