|
ASTMA, ALERGJITE DHE SINUSITI
Astma është një sëmundje kronike që prek aparatin e frymëmarrjes dhe kanalet e saj, duke çuar në bllokimin e këtyre rrugëve si rezultat i ekzistencës së gëlbazave në to dhe i tërheqjes së muskujve, dhe kështu shkaktohet vështirësi në frymëmarrje për një farë kohe në formë krizash të shoqëruara me gulçim në gjoks (zë tipik nga marrja frymë me zor) dhe ndonjëherë me kollë.
Nga shkaqet e kësaj sëmundje është ndikimi alergjik nga nuhatja e disa lëndëve që shkaktojnë alergji në mushkri , nga pjalma e pemëve dhe lulet e tyre në stinën e pranverës në përgjithësi, nga pluhuri, nga disa lloj parfumesh dhe erëra naftërash, etj.
Qelizat e sistemit imun lëshojnë në trup disa lëndë kimike që shkaktojnë simptoma të ndryshme me anë të cilat dallohen krizat e alergjisë, ndër të cilat edhe ngacmimi i tepërt i mukozës së humndëve e cila çon në mbylljen e kanaleve alergjike të mushkrive.
Disa kërkime shkencore kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë disa lloj mikrobesh që e shkaktojnë këtë gjendje astmatike dhe kjo është e vërtetë, dhe shkaku i këtij vërtetimi nga ana jonë është se kur kemi përdorur disa lëndë bimore antibiotike në këtë rast, ka dhënë rezultate të shkëlqyera.
Pas eksperimentimit të këtyre bimëve të sigurta, u vërtetua shkencërisht dhe në mënyrë të prerë mundësia e përdorimit të tyre për të gjitha moshat në sasi përkatëse, duke ditur se këto bimë nuk kanë asnjë lloj përmbajtje helmi, madje ato mund të përdoren edhe nga gruaja shtatzanë pa asnjë lloj frike sepse ato nuk shkaktojnë asnjë dëm apo efekt anësor, as tek ajo, as tek fëmija. Kjo është vërtetuar edhe me anë të provës së drejtpërdrejtë tek njerëzit e sëmurë dhe rezultatet kanë qenë të shkëlqyera.
Përqindja e përmirësimit shkon 60-70% gjatë muajit të parë nga marrja e kësaj kure bimore, dhe brenda dy muajve, pritet qe të gjitha simptomat e sëmundjes (astmës) te zhduken totalisht dhe pacienti mund t’i flakë pa frikë të gjitha ilaçet kimike që ka marrë për këtë rast, duke përfshirë edhe aparatet e spërkatjes që veprojnë në zgjerimin e kanaleve të frymëmarrjes.
Po kështu edhe në rastet kur astma ka qenë e shoqëruar nga gëlbaza, rezultatet kanë qenë gjithashtu të shkëlqyera dhe e verdha e gjoksit, gëlbaza, kolla dhe gulçmet nga të cilat vuante i sëmuri janë zhdukur përfundimisht. Padyshim që kjo vërteton edhe një herë veçorinë e këtij ilaçi bimor, me ane te cilit ekziston mundesia e dhenies fund një herë e përgjithmonë astmës kronike, qoftë edhe nëse pacienti ka vuajtur prej saj qysh prej 10-15 vjetësh, e Zoti e ka ne dore sherimin dhe gjithcka, kurse ne kemi per detyre te marrim shkaqet e caktuara nga Zoti per sherim. |
ALERGJITE
Përkufizim dhe vështrim i përgjithshëm:
Alergjia është një reagim armiqësor i sistemit imun ndaj një substance që normalisht do të konsiderohej e padëmshme. Reaksionet alergjike shkaktohen nga ekspozimi ndaj alergjeneve. Një alergjen është një proteinë që organizmi e vlerëson si të huaj dhe të rrezikshme. Alergjenët mund të jenë ushqime të veçanta, toksina të mjedisit, poleni i luleve dhe pemëve, myku, morri i bimëve, zemërimi shtazor dhe një mori irrituesish të tjerë. Menjëherë pas ekspozimit ndaj një alergjeni, sistemi imun lëshon antitrupa specifike për të shkatërruar këtë alergjen armik, duke angazhuar një seri komplekse veprimesh që përfshijnë një sere reaksionesh biokimike. Më pas, këto kimikate prodhojnë një inflamacion ose simptoma të tjera të një reagimi alergjik. Reagimet alergjike mund të jenë nga më të lehtat deri te më të rëndat, ku këshilla profesionale mjekësore e menjëhershme bëhet e domosdoshme. |
Simptomat:
Në simptomat e përbashkëta të reaksioneve alergjike tipike përfshihet: vështirësia në frymëmarrje, përflakja, përskuqja e syve, kruajtja dhe lotimi i tyre, teshtima, kollitja, kruarja, sekrecionet e hundëve, mufatja, nxehja e fytyrës, rrethi i errët nën sy, kullimi i hundëve, ënjtja, urtikaria, të vjellat, shtrëngimet e stomakut dhe acarimi i zorrëve apo ënjtja e tyre. Reaksionet më të rënda përfshijnë shtrëngim të kanalave bronkiale (astma), vështirësi në frymëmarrje apo edhe krizë anafilaktike, e cila mund të bëhet vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet në kohë. Alergjitë mund të rezultojnë gjithashtu në stresimin e sistemit të tretjes, në gazrat e zorrëve dhe në mostretjen e ushqimit apo keqtretjen e tij. Njerëzit e ndjeshëm mund të ndiejnë edhe pezmatim në gjuhë ose në gojë.
Llojet e Alergjeneve që shkaktojnë reagim alergjik:
Alergjenet e mjedisit: ku përfshihen lëndët kimike, toksinat, myqet, pluhurat e irritues të tjerë në mjedisin tonë, të cilat e bëjnë rrugë të tyre ajrin tonë, shtëpitë tona, ujin dhe ushqimet tona.
Alergjenet ushqimorë: janë zakonisht ushqime të padëmshme, por që shumica e njerëzve nuk i pëlqejnë.
Shkaktarët e zakonshëm të llojeve të ndryshme të Alergjive:
Shumica e alergjeneve apo shkaktarëve të zakonshëm të alergjive ndeshen në katër kategori kryesore: Kontakti, Gëlltitja, Nuhatja dhe Injeksioni. Nëse jeni alergjik, ju shpeshherë jeni të ndjeshëm ndaj më shumë se një substance.
- Alergjenët e Kontaktit mund të jenë bimë të tilla si dredhka helmuese lisi dhe valanidhi, bizhuteri, produkte shtëpiake për pastrim, duke përfshirë edhe saponjtë dhe detergjentë të tjerë, apo produktet e zbukurimit të tilla si ato kozmetike dhe ngjyrat e flokëve.
- Alergjenët e Gëlltitjes përfshirë ushqimet, ilaçet, si dhe metalet e rënda në ujin të pishëm. Ushqimet më të shumta që shkaktojnë reaksione alergjike janë: gruri, misri, qumështi dhe produktet e tij, e bardha e vezës, domatet, soja, guackat e detit, kikirikët, çokollatat, si dhe ngjyrat e ushqimit, aditivët dhe pesticidet. Kurse prej medikamenteve që shkaktojnë reaksione alergjike përmendim aspirinën, ilaçet nonsteroidal anti-inflamator (NSAIDs), dhe antibiotikët si Amoxicillin dhe penicilina.
- Alergjenët e Nuhatjes, ku përfshihen produktet kimike ajrore dhe tymi, tymi i duhanit, inati shtazor, zhgualli i kacabunjve, pluhuri i morrave të bimëve, sporet e mykut, nxjerrjet e makinave dhe kamionëve, dhe poleni i bimëve të tilla si bari, pemët, dhe barërat e këqija.
- Alergjenët e Injeksioneve, përfshirë këtu pickimin dhe thumbimin e insekteve dhe, në disa raste, medikamentet injektuese (duke përfshirë edhe vitaminat sintetike-artificiale të farmacisë).
Shkaqet e Alergjive:
Në përgjithësi, shkaqet kryesore për alergji dhe ndjeshmëri kanë të bëjnë me dietën ushqimore dhe stilin e jetesës, dhe këto shkaqe janë: Funksioni imun i pabalancuar, funksionet penguese të supozuar (siç është sindromi i "zorrës që pikon"), dhe mbingarkesa toksike. Secili prej këtyre shkaqeve në shkallë të ndryshme, është përgjegjës për zhvillimin dhe vazhdimin e alergjisë dhe ndjeshmërisë.
Funksioni imun i pabalancuar: Një sistem imun i pabalancuar rrit seriozisht rrezikun e reaksioneve alergjike. Çrregullimi dhe çekuilibrimi i sistemit imun të dikujt shkaktohet nga vaksinimet dhe imunizimet e përsëritura në kohën e fëmijërisë dhe në moshën madhore, nga dëmtimi i florës së shëndetshme për zorrët dhe mbibesimi dhe mbështetja tek antibiotikët dhe steroidet (sidomos pilulat contraceptive-për ndalimin e shtatzanisë).
Ilaçe të tilla e ngatërrojnë organizmin dhe sistemi imun i tij has probleme në dallimin e mikut nga armiku.
Shkaqet e tjera të mosfunksionimit imun janë: dobësia e trashëguar, mungesat ushqimore, dietat e përsëritura dhe monotone, kimikatet në ushqim, si pesticidet dhe lëndët ruajtëse, si dhe tharma kronike dhe gjithnjë në rritje e zorrëve (Candidiasis). Dieta mesatare e një pacienti alergjik normalisht përbëhet nga 30 ushqime ose më pak, dhe ushqimet që ai ha më shpesh mund të bëhen bazë për intolerancën ushqimore.
Funksionet penguese të supozuar: Funksionet pengues janë mbrojtësit që e ruajnë njeriun të bëhet i ndjeshëm ndaj substancave të ndryshme. Organizmi ynë zotëron tre sisteme mbrojtëse: tretjen, mukozën dhe lëkurën.
Funksioni i parë pengues për ndjeshmërinë ndaj ushqimeve, është tretja. Nëse dikush mund ta tresë dhe ta përvetësojë një ushqim normalisht, ai ose ajo nuk do të bëhet i ndjeshëm ndaj ushqimit. Tretja joadekuate për çfarëdo arsye qoftë (infeksion, inflamacion, mospërvetësim), mund të rezultojë në kalimin e pengesës së sistemit të tretjes. Copëzat e patretura të ushqimit nuk përvetësohen nga gjaku, duke çuar kështu në alergji.
Një nga fajtorët kryesorë në pengesën e supozuar të tretjes është "zorra që pikon." "Sindromi “zorra që pikon", ose depërtueshmëria e tepruar në aparatin e tretjes mund të çojë në alergji. Tretja e dobët, konsumimi i alkoolit, përdorimi i ilaçeve steroidale ose josteroidale anti-inflamator (NSAIDs), viralet, fungalet, infeksionet bakteriale, parazitët, pamjaftueshmëria ushqyese, stresi i tepruar, antibiotikët dhe rrezatimet, janë që të gjitha shkaqe të mundshme të "zorrës që pikon."
Pengesa e dytë është mukoza që mbulon membranat e sinuseve dhe rrugët e frymëmarrjes. Mukozë mbron trupin nga substancat që thithen, (pluhuri, poleni, lagështia). Qëllimi i mukuzës është të fusë në kurth çdo irritues apo grimcë të huaj në mënyrë që ato të dalin jashtë. Kollitja i dëbon grimcat e huaja dhe nëse ato gëlltiten, atëherë acidi i stomakut dhe enzimat e sistemit tretës i shkatërrojnë ato. Mungesa e lagështisë dhe/ose ekspozimi ndaj irrituesve të mjedisit mund të dëmtojë membranën e mukozës dhe të lejojë hyrjen e grimcave të huaja në gjak.
Pengesa e tretë është lëkura. Çdo dëmtim në lëkurë (çarje, gërvishtje, djegie, puçrra, apo defekte të tjera të lëkurës), rrezikon pengesën dhe mund të shkaktojë senzibilizimin. Veshjet, pëlhurat dhe bojërat kimike, produktet e lavanderisë, kozmetiket, parfumërat, locionet pas rrojës, kremërat, madje edhe ilaçet e ditës mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Djersa rrit mundësinë e senzibilizimit, pasi ajo del kur lëkura është e nxehtë dhe enët e gjakut në lëkurë janë zgjeruar. Përveç kësaj, mungesat në ujë dhe acidet yndyrore esenciale, rrezatimi ultravjollcë, parregullsia hormonal, dhe stresi mund të pengojë procesin e riparimit të lëkurës së dëmtuar, duke ndjekur rrugën drejt alergjisë dhe ndjeshmërisë.
Mbingarkesa toksike: ndotësit toksikë luajnë rol në krijimin e të gjitha alergjive, si dhe kontribuojnë për shfaqjen e artritit dhe të sëmundjeve autoimune. Sa më shumë që të ngopet ushqimi ynë dhe mjedisi me ndotës dhe kimikate, aq më pak të fuqishëm janë mekanizmat e trupit tonë për eliminimin e toksinave. Kur organet kryesore të ç’helmimit bëhen të paafta për ç’helmim të plotë, një model i alergjisë kronike mund të zhvillohet. Qarkullimi i vazhdueshëm i toksinave në trup është barrë mbi sistemin imun, i cili vazhdimisht përpiqet për shkatërrimin e tyre. Një sistem imunitar i mbingarkuar përfundimisht bëhet tepër i ndjeshëm dhe alergjik ndaj ushqimit, agjentëve ajrore dhe kimikateve.
Zhiva e Merkurit me të cilën mbushen dhëmballët, mundet gjithashtu që të shkaktojë alergji, për shkak të mënyrës se si merkuri, i cili është çliruar në trup në formë avulli dhe pastaj është ruajtur në organet dhe indet e tij, e dobëson rëndë funksion imun, si dhe shkakton potencialisht një mori problemesh të tjera shëndetësore serioze. Nëse keni mbushje merkuri, këshillojmë që ta hiqni dhe ta zëvendësoni me lëndë tjetër tek një dentist holistik, i orientuar biologjikisht.
Testimi për Alergjitë:
Nisur nga fakti se alergjitë dhe simptomat e tyre janë të vështira për t’u identifikuar, analizat për alergji janë të rekomanduara, nëse ju dyshoni se vuani prej tyre. Llojet më të zakonshme të testeve alergjike përfshijnë:
Kinesiology e aplikuar, ose Ak. Praktika AK është në gjendje të përcaktojë marrëdhëniet mes gjëndrave, muskujve dhe mosfunksionit të organeve, dhe se si këto mund të jenë prekur nga ndonjë alergjen armik. Shumë praktikues të AK përdorin gjerësisht shishka mostër për shumicën e alergjeneve më të zakonshme, si ata ushqimorë edhe ata mjedisorë. Pacienti mban çdo mostër në kryerjen e AK-së. Ndjeshmëria dhe dobësimi i trupit ndaj ndonjërës prej këtyre shishkave gjatë testimit, është tregues energjik që personi është alergjik ose i ndjeshëm ndaj mostrës që ai ose ajo ka në dorë. NAET gjithashtu përdor kinesiology në përcaktimin e alergjive.
Elektro ekzaminimi i lëkurës (EDS): përdoret gjerësisht në Evropë, dhe po përdoret gjithnjë e më shumë nga praktikuesit e shëndetit holistik në SHBA. EDS është në gjendje të ndajë mes dy llojeve të alergjive: atyre ushqimore dhe atyre mjedisore, duke lexuar rrugët energjitike të pacientit si të ishte ekspozuar ndaj një shishe mostër të alergjeneve më të zakonshme. Në duart e një praktikanti të aftë, EDS është forma më efektive për testimin e alergjive, dhe shpesh herë e aftë për zbulimin e alergjive të fshehura, në zbulimin e të cilave kanë dështuar të gjitha metodat e tjera të testimit.
Analiza IgG ELISA (testi Immunoserological i enzimës së lidhur): Kjo analizë dallon nivelet e antitrupave IgG në gjak, të cilat janë çliruar si pjesë e një përgjigje alergjike. Ky test është një metodë shumë efektive për përcaktimin e alergjive ushqimore, sidomos alergjive të shkaktuara nga ushqimet që kanë një vonim efekti (24-96 orë), para se të shfaqen.
Testi me shpim ose gërvishje të lëkurës: Ky është testi më i zakonshëm që përdoret nga mjekët tradicionalë dhe specialistët e alergjive. Testi realizohet me shpimin ose gërvishtjen e lëkurës, pas të cilit, alergenët e dyshuar futen në lëkurën e dëmtuar (zakonisht në krahë ose në shpinë) për të parë nëse ndodh ndonjë reaksion alergjik, të tilla si inflamacion rreth zonës së shpuar apo të gërvishtur. Nga të gjitha metodat e testimit, kjo rradhitet e fundit për nga saktësia apo gjithëpërfshirja.
Mënyrat natyrale të zakonshme për trajtimin e alergjive
Aromatherapy (Terapia Aromatike): Përdorimi i esencave vajtore të dobishme për të ndihmuar në lehtësimin e reaksioneve alergjike dhe stresit që mund të shkaktojnë ato, ku përfshihet: Kamomili, Livando dhe Melisa.
Ushqimi: Problemi me alergjinë ushqimore dhe ndjeshmëritë është se 85% e tyre përfshijnë reagime të vonuara, që manifestohen deri në 72 orë pas konsumimit të ushqimit cënues. Simptomat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, kështu që, ndryshimi do të përsëritet sa herë që ekspozohet me diçka të re.
Përvetësimi i një diete që përfshin një shumëllojshmëri të gjerë të frutave dhe perimeve të freskëta jo alergjike, farat dhe bajamet, yndyra të pakëta dhe proteina të kafshëve por jo proteinat bylmetore, është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar simptomat e një alergjie ushqimore të zgjatur.
Dietat e tjera ushqimore efektive për trajtimin e alergjive përfshijnë:
Eliminimi Ushqimor: Pasi alergjeni të jetë identifikuar, hapi vijues është ta eliminoni atë nga dieta juaj. Fillimisht, ju duhet të përmbaheni plotësisht nga të gjitha ushqimet alergjike për 60-90 ditë. Pas kësaj periudhe, ju mund të filloni rivendosjen graduale të tyre në dietën tuaj. Ju gjithashtu duhet të ndryshoni ushqimet që hani çdo ditë për të shmangur zhvillimin e alergjive të reja. Në shumicën e rasteve, kjo dietë i mundëson trupit të riparojë funksionin pengesë të zorrëve, duke i bërë të mundur pacientëve që të rivendosin ushqimet reaktive në dietat e tyre. Eliminimi i një ushqimi alergjik mund të shkaktojnë reaksione alergjike tërheqje, kështu që të jesh i përgatitur për këtë dhe ta dish se kjo është diçka normale.
Alternimi Ushqimor: Një mënyrë për t’u siguruar që trupi po merr një furnizim më të madh të ushqyesve nga ushqimi, dhe në të njëjtën kohë duke minimizuar rrezikun e ekspozimit ndaj ushqimeve alergjike, është rritja larmike dhe alternimi ushqimor. Një dietë e alternuar është një nga masat e thjeshta dhe më të efektshme që çdokush mund të marrë për të parandaluar dhe reduktuar problemet e alergjive ushqimore.
Në këtë dietë, ndërrohen ushqimet çdo katër ditë. Kjo do të thotë se personi që e mban këtë dietë nuk do e hajë të njëjtin ushqim më shpesh se një herë në çdo katër ditë. Megjithatë, është e mundur që të konsumohet i njëjti ushqim disa herë në ditën e caktuar për të.
Ushqimi i kombinuar si duhet: Në qoftë se alergjitë tuaja ushqimore janë shkaktuar nga tretja e dobët, e cila i lejon molekulave të ushqimit për t’i shpëtuar pengesës së zorrës, kombinimi i duhur ushqimor mund të ndihmojnë në rikthimin e tretjes së shëndetshme. Rregulli i përgjithshëm kosntaton se proteinat dhe karbohidratet niseshtore kurrë nuk duhet të hahen në të njëjtën kohë. Proteinat mund të hahen me perime jo niseshtore. Karbohidratet (drithërat, patatet dhe perimet e tjera niseshtore) mund të hahen me të gjitha llojet e perimeve, si dhe me bishtajore. Frutat duhen ngrënë vetëm, pa u përzierë me ushqime të tjera; e njëjta gjë është e saktë edhe me produktet e qumështit.
Masa për këtë dietë buron nga ndryshimi në kohën që i duhet ushqimeve për t’u tretur. Disa ushqime nuk mund të thithen siç duhet nëse i kombinon me të tjera. Rezultatet e kësaj diete varen nga përgjigja individuale e organizmit të secilit pacient.
Mjekësia bimore dhe alergjitë:
Ekziston një larmi bimësh që ofrojnë lehtësim nga alergjitë, siç është goldenseal, sherbela e kuqe, dhe goldenrod. Për të reduktuar mukozën, provoni regjës të tillë si yarrou dhe mirra (myrrha Commiphora). Këto ndihmojnë për të tkurrur përflakjen e indeve dhe për të reduktuar sekrecionet dhe shkarkimet. Për forcimin e aktivitetit imun, përdorni Echinacea, rrënjët e bimës Astragalus, rrënjë goldenseal, dhe paniculata Pfaffia (Suma ose xhensen brazilian). Këto barëra mund të jenë efektive dhe të sigurta për trajtimin e sistemeve të dobësuara imune.
Speci i kuq është një barishte e preferuar në mesin e barishteve për trajtimin e pacientëve alergjikë. Përbërësi aktiv i tij është një anti-inflamator i fortë, dhe ai rekomandohet për ata që vuajnë nga alergjia, përfshirë edhe pacientët e astmës, si një trajtim i thjeshtë dhe efektiv. Përdorja e specit të kuq në ushqime për disa ditë mund të sjellë lehtësime.
Ndonëse bimët mjekësore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në reduktimin e simptomave alergjike, përdorimi i barërave për trajtimin e alergjive është një çështje individuale. Disa barëra të posaçme efektive anti-inflamatore janë: hithrat thumbues, biloba Xhinko, dhe jamballi. Bimë të tjera si skullcapi kinez, ephedra, dhe feverfeu janë marrë në shqyrtim për trajtimin e simptomave alergjike. Por sidoqoftë, pacientët që janë në gjendje të rëndë duhet të konsultohen me një herbalist specialist.
Një nga simptomat kryesore të alergjive është çrregullimi gastrointestinal, duke përfshirë edhe fryrjen, gazrat, dhimbjet e barkut, diarrenë, dhe të përzierët. Bimët qetësuese mund t’i lehtësojnë këto simptoma (qetësues është një term i përdorur nga herbalistët për të përshkruar një barishte që ka efekt mbrojtës në membranat e mukozës duke minimizuar acarimin e saj). Bimët më të përdorura në këtë rast janë: altet, lëvorja e vidhit, lëngu i lakrës, bamjet, fenugreek, dhe aloe vera.
Terapia me lëngje: Një shtrydhje e shpejtë e perimeve organike për 2-3 javë rresht mund të ndihmojë çhelmimin e trupit, duke përmirësuar kështu aftësinë e tij për t’u përballuar me alergjitë. Dy kombinime të dobishme lëngu për këtë qëllim janë panxhari, karrota dhe kastraveci; ose karrota dhe selino. Për më shumë dobi, shtoni një pjesë të vogël nga rrënjët e xhenxhefilit në çdo kombinim lëngesh. (Shih këndin e recetave ushqimore, për më shumë.)
Stili i jetës: Siç dihet, parandalimi është forma më e mirë e mjekësisë. Këtu po paraqesim disa udhëzime për stilin e jetesës që mund t’ju mbrojnë ju dhe fëmijët tuaj nga zhvillimi i alergjive:
Fëmijët e porsalindur duhet të ushqehen me qumësht gjiri për të paktën gjashtë muaj pas lindjes, por koha ideale është për 18-24 muaj. Në këtë mënyrë, fëmija ka fituar një sistem shumë të shëndetshëm imunitar dhe rezistencë alergjike shumë herë më të lartë në krahasim me bebet që nuk kanë pirë qumësht gjiri ose që kanë pirë vetëm për pak muaj.
Vonimi i dhënies së ushqimeve të forta fëmijëve të posalindur është gjithashtu e dobishme. Shumica e bebeve janë krejtësisht mire me shëndet në qoftë se atyre nuk i jepen ushqime të ngurta deri sa ata të mbushin të paktën gjashtë muaj.
Vonimi ose shmangia e imunizimit të foshnjave të porsalindur është gjithashtu e rekomanduar, pasi që sistemi imun i tyre i sapoformuar nuk është gjithmonë i aftë të manovrojë aq shumë vaksina që i bëhen aktualisht foshnjave deri sa ata mbushin dy vjeç. Përveç kësaj, shumë prej përbërësve të vaksinave mund të jenë të dëmshme për foshnjet, dhe shumë prej tyre kanë rezultuar në autizëm, vështirësi të zhvillimit, madje edhe në vdekjen e foshnjes.
Një tjetër masë paraprake jetese që mund të merrni për veten dhe të gjithë familjen tuaj është të siguroni shtëpinë tuaj nga alergjia, sidomos dhomat e gjumit. Në dhomat e gjumit, sigurohuni që të gjitha jastëkët, batanijet, dhe mbulesat e tjera të shtratit të lahen së paku një herë në muaj, duke përdorur ujë të nxehtë. Zgjidhni gjithnjë jastëkë e batanije apo mbulesa që mund të lahen, dhe mos lejoni të hyjë në to (dhomat e gjumit) asnjë kafshë shtëpiake që mund të keni në shtëpi, ose të paktën të mos flejë me ju, në dhomë. Qilimat, sixhadet, dhe materialet me lëkurë kafshe duhet të mbahen larg dhomave të gjumit për shkak të kimikateve që ato përmbajnë.
Në pjesën tjetër të shtëpisë suaj, i mbani të mbyllura të gjitha dritaret gjatë kulmit të stinës alergjike në qoftë se vuani nga alergjia, dhe gjithashtu ndaloni çdo lloj tymi apo duhani brenda shtëpisë. Ozoni pastrues mund të ndihmojë në minimizimin e përhapjes së alergeneve ajrore, ndërsa dehumidifierët mund ta ruajnë shtëpinë tuaj nga lagështia, duke ndihmuar në parandalimin e shtimit të mykut.
Uji: Për njerëzit me alergji dhe ndjeshmëri, është shumë i rëndësishëm hidratimi i mirë. Tetë deri në dymbëdhjetë gota uji të përditshme janë të rekomanduara. Pirja e ujit tridhjetë minuta para ngrënies, dhe vonimi e pirjes së ujit deri në dy orë pas ngrënies është zakonisht e këshilluar. Nëse ju konsumoni kafe, ose produkte me përmbajtje kafeine, ose kur hani mish të rëndë, sasia e ujit që pini duhet të shtohet edhe më shumë.
|
|
Inflamacioni alergjik i hundëve (Sinusiti):
Inflamacioni alergjik i hundëve (Sinusiti) i ngjan sëmundjes së astmës, por në rastin kur i shfaqet lëndëve që shkaktojnë alergjinë, të cilat lëshojnë lëndën e quajtur Histamine dhe kjo e fundit shkakton infeksionin e hundëve, nxjerrjen e sekrecioneve (qurreve) dhe kruajtjen e syve dhe qepallave të syve.
|
 |
KËSHILLA PËR TË SËMURËT ME ASTMË, ALERGJI DHE SINUSIT
Mola, një kandërr mikroskopike me dy krahë, është një nga shkaqet kryesore të astmës dhe sinusitit apo rhinitit, dhe ajo gjendet në dyshekë, jastëkë, tapete, në pluhurin e ajrit, etj. por më shumë gjendet te dyshekët, sepse aty gjen fibrat pas të cilave qepet dhe errësirën që dëshiron, pasi që rrezet ultraviolet janë vrasëse të tyre.
Prej këtu, më poshtë do të japim disa këshilla që ndihmojnë për kapërcimin e kësaj sëmundje, qoftë e shkaktuar nga mola apo nga faktorë të tjerë:
- Lani jastëkët dhe çarçafët me ujë të nxehtë dhe i lini në diell që të marrin rrezet e tij në mënyrë direkte.
- Mos vendosni tapete apo mokete në dhomën e të sëmurit, përndryshe duhet t’i pastroni mirë ato vazhdimisht.
- Lani kokën sa më shumë të mundeni gjatë javës, së paku tre herë, për të pastruar zbokthin me të cilin ushqehet mola. Këshillohet vendosja e një luge të madhe nga uthulla e mollës në ujin me të cilin lan kokën.
- Lani mbulesat dhe batanijet e të gjithë familjes vazhdimisht në mënyrë të rregullt.
- Ajrosni dhomën dhe mundësoni që rrezet e diellit të futen në të.
- Për kurimin e gjendjes së nxjerjes së sekrecioneve dhe të infeksionit të pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes këshillojmë që të përdoret menjëherë uthulla e mollës ose e rrushit, ose xhenxhenfili, duke marrë një lugë të madhe dhe ta përziesh me një gotë ujë, pastaj ta ëmbëltosh me një lugë të madhe mjalt dhe ta pish. Këtë mund ta përsëritësh disa herë gjatë ditës dhe natës menjëherë në shfaqjen e këtyre simptomave.
- Largoju rritjes së kafshëve shtëpiake dhe të zogjve brenda shtëpisë, ose së paku të mbahen larg dhomës së sëmurit.
- Për kurimin e të vjellës së hidhët që zmbrapset nga stomaku këshillojmë të pini një gotë lëng kamomili në mëngjes dhe një gotë lëng koperi në mbrëmje. Këshillohet që ngrënia e darkës të bëhet herët, 2-3 ore para fjetjes.
- Bllokimi i arterieve apo ngushtimi i tyre shkakton simptoma të ngjashme me këto të sinusitit, dhe për këtë këshillojmë përdorimin e uthullës së hurdhrës sipas programit të caktuar që e gjeni në faqen tonë.
- Simptomat e astmës shtohen edhe më shumë gjatë natës tek të prekurit nga alergjia apo infeksioni i sinuseve, si rezultat i grumbullimit të sekrecioneve që vijnë nga sinuset në rrugët e sipërme të frymëmarrjes nga që nuk nxirren në mënyrë të rregullt gjatë gjumit. Prandaj, mos e neglizho kurimin e problemit të sinuseve dhe kujto se formula jonë bimore është zgjidhja më e mirë për dhënien fund problemit tuaj brenda një kohe të shkurtër, me lejen e Zotit të Lartë.
- Pakësimi i simptomave të sëmundjeve alergjike, veçanërisht ato të astmës, mund të ndodhë edhe me largimin nga përdorimi i lëndëve të dëmshme për sistemin e frymëmarrjes, siç është duhani, thithja e aromave të ndryshme (temjanet), bojërat, përdorimi i parfumeve të ndryshme brenda shtëpisë, etj.
- Këshillojmë zonjat që të mos neglizhojnë në përdorjen e maskave të gojës dhe hundëve gjatë përdorimit të lëndëve pastruese kimike në shtëpi, pasi që janë vënë re raste të ramatizmës që janë shkaktuar nga thithja e lëndëve kimike pastruese si “Flash” dhe “Clorex”.
- Ju kujtojmë se astma është sëmundje me pasoja të rënda për jetën, sa që në çdo 250 vdekje që ndodhin në botë, njëra prej tyre është për shkak të astmës, sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetit. Po sipas këtyre statistikave, astma vihet në rradhë me diabetin dhe cirrozën e mëlçisë për nga numri vjetor i pacientëve (15 miljon raste) që kanë kaluar në invalidë për shkak të këtyre sëmundjeve, gjë e cila tregon për përhapjen dhe rrezikun e saj.
|