BRONKITI

 

Bronkiti është një inflamacion, akut ose kronik, i bronkeve (kanalet e mëdha të frymëmarrjes që lidhin mes gabzherrit dhe mushkërive). Ky inflamacion shkakton shtim të sekrecioneve mukoze që dalin gjatë kollitjes.

Kujdes: Nëse gjendja e të sëmurit vazhdon gjithnjë e në përkeqësim, ekziston rreziku i kthimit të këtij bronkiti në Pneumoni, kështu që duhet kujdesur që të vizitohesh te mjeku për të marrë masat e nevojshme.

Llojet e Bronkitit
Bronkiti mund të jetë akut, afat-shkurtër ose kronik, që vazhdon për një kohë të gjatë.
Bronkiti akut karakterizohet nga kolla e thellë dhe e thatë ose e lagësht, por që nuk zgjat më tepër se 1-2 javë. Ky bronkit rezulton zakonisht nga një ftohje, ose grip apo në ndonjë rast edhe nga sinusitis. Edhe mundësia virale apo bakteriale është gjithashtu e pranishme.
Bronkiti kronik ndodh zakonisht pa iu ekspozuar agjentëve efektiv, dhe shpesh mund të ndodhë si një avancim i bronkitit akut. Ky bronkit mund të vazhdojë për muaj me rradhë ose të përsëritet në periudha kohora të caktuara. Përveç kollitjes, bronkiti kronik mund të shoqërohet me gërhitje dhe/ose vështirësi në frymëmarrje.

Simptomat e Bronkitit
Simptomat e të dy llojeve të Bronkitit, akut dhe kronik, përfshijnë kollë të thellë, të thatë, ose me lagështi dhe inflamacion të rrugëve bronkiale të frymëmarrjes. Simptomat e tjera mund të përfshijnë të dridhura, temperaturë, prodhim të tepërt të mukozës dhe nevojë për pështyrje të shpeshtë të gëlbazës dhe pështymës. Të dy format e bronkitit mund të rezultojnë gjithashtu në dobësim të funksionit imun në organizëm, duke çuar në sensibilitet më të madh ndaj faktorëve të jashtëm, duke përfshirë këtu infeksionet dhe pneumoninë.

Shkaqet e Bronkitit
Bronkiti akut shkaktohet zakonisht nga infeksione bakteriale apo virale, alergji ushqimore, alergji dhe toksina të mjedisit. Ai mund të shkaktohet edhe nga ekspozimi të ftohtit.
Bronkiti kronik mund të shkaktohet nga të gjithë faktorët e mësipërm, si dhe nga pirja e duhanit apo thithja e tymit të tij në ato vende ku pihet duhani. Të dy format e bronkitit mund të rezultojnë gjithashtu nga të ftohtët, gripi, ose sinusiti.

Sipas disa studimeve të fundit nga disa mjekë amerikanë, shumica e rasteve me bronkit, për të mos thënë të gjitha rastet e studiuara, kanë qenë shkaktuar nga faktorë viral dhe jo bakterial, kështu që përdorimi i antibiotikëve nuk sjell asnjë lloj dobie në trajtimin e Bronkitit, përkundrazi, mund të sjellë dëmtime në sistemin imun, si dhe efekte anësore të ndryshme. Kështu që trajtimet më të mira dhe të vetmet për Bronkitin, janë ato natyrale.


Trajtimet natyrale për kurimin e Bronkitit

(Duhet të jeni i anëtarësuar që ta shihni këtë seksion)

Kujtoni se ne mund tju ofrojme ndihme nga mjeke te specializuar ne mjekesine bimore per semundjen tuaj, prandaj kontaktoni me ne ne cdo kohe.

 

© 2008-2011 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara