بالعربية بالعربية
CONTACT US

Accepting Payments Through
 

 

DIARREA DHE AMOEBIA

 

Diarrea është një sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, dhe në rastet e shoqërimit të saj me gjak apo me qurra, duhet patjetër që të bëhen analizat laboratorike për t’u siguruar për prezencën e amoebisë apo të ndonjë shkaktari tjetër, duke pasur parasysh se shkaqet e diarresë janë të shumta, prandaj është e domosdoshme vizita tek mjeku për të njohur shkakun kryesor të diarresë. Disa prej këtyre shkaqeve janë helmimi i ushqimit, ndonjë infeksion viral apo bakterial, gjendja shpirtërore dhe nervore, mungesa e vitaminave dhe veçanërisht e vitaminës B, prekja nga ndonjë  parazit, kryesisht nga Amoebia; dhe në këtë rast gjendja zakonisht shoqërohet me gjak dhe qurre në jashtëqitje, e cila mund të kalojë në sëmundje kronike nëse paraziti bëhet si fshikëz - flluskë, dhe rreziku bëhet edhe më i madh nëse ai kalon në mëlçi, gjë e cila mund të shkaktojë inflamacion të mëlçsë.

Për fat të keq, shumica e barnave farmaceutike që gjenden në tregjet botërore sot, për të mos thënë të gjitha ato, janë shumë pak të efektshme për rastet e fshikëzimit të parazitit, dhe i sëmuri mund të mbesë i sëmurë për vite të tëra. Zakonisht, mjeku mund te jape ndonje antibiotik per te pakesuar kohen e diarrese se shkaktuar nga bakteria apo paraziti, por antibiotiket nuk jane te vlefshem per te gjitha llojet e diarreve, dhe as nuk jane te efektshem per kurimin e diarrese virale, e cila eshte me e perhapura ne mesin e njerezve.

Por ne, me ndihmen e Allahut, kemi mundur të prodhojmë një përzierje bimore efektive dhe asgjësuese e parazitit amoebic edhe në fazën e fshikëzimit dhe të lëvizjes së tij, si dhe kemi kuruar shumë të sëmurë që kanë vuajtur prej vitesh nga kjo sëmundje. Për porositjen e kësaj kure bimore, apo për hollësi të mëtejshme, kontaktoni me ne.

 

Trajtimi i diarresë së zakonshme

1. Merr një lugë gjelle nga valanidhi i bluar dhe e shton në një gotë me ujë të vakët, e trazon dhe e pi para buke, tre herë në ditë.

2. Po kështu, i këshillojmë të sëmurët me diarre që të hanë oriz të zierë vetëm me ujë dhe me pak kripë, pa shtuar asgjë tjetër.

3. Uthulla e mollës: shto një lugë të vogël nga uthulla e mollës në një gotë ujë të vakët dhe e pi, tre herë në ditë. Në rast se i sëmuri ka të vjella, këshillojmë të shtojë edhe një lugë mjalt të bardhë në këtë gotë me ujë dhe uthull molle.

4. Pirja e çajit te maramijes (salvia officinalis); duke marre nje luge te madhe prej saj dhe ta shtosh në një gotë ujë të vluar më parë, ta lësh 15 min të mbuluar, pastaj ta filtrosh dhe ta pish, tre herë në ditë, rreth gjysëm ore para ngrënies.

5. Si dhe i këshillojmë ata që vuajnë nga diarreja që të pakësojnë ngrënien e frutave dhe perimeve, të mos e përdorin as qumështin as peshkun dhe as erëzat.

 

 

© 2009 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara