بالعربية بالعربية
CONTACT US

Accepting Payments Through
 

 

GURËT E VESHKAVE

DHE TË FSHIKËZËS SË URINËS

Në veshka apo në fshikëzën e urinës mund të formohen gurë të llojeve dhe madhësive të ndryshme sipas natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to.
Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, ç'ka dhe lejon identifikimin e tyre. Nga simptomat kryesore të kësaj sëmundje, të cilat nuk shfaqen veçse kur guri i formuar lëviz nga vendi i tij apo zmadhohet, janë dhimbjet në veshka apo në kanalet urinare. Nga shkaqet kryesore për formimin e gurëve në veshka dhe në fshikëzën e urinës është shtimi i përqendrimit të kripërave dhe veçanërisht i kalciumit në organizëm. Formimi i gurëve në veshka shpesh herë ndodh edhe për shkaqe të trashëguara.

 

Ilaçi për gurët e veshkave dhe të fshikëzës së urinës

1. Të ziesh rrënjët e bimës (al Kussab) duke marrë një lugë nga rrënjët e bluara dhe të thata dhe t’i ziesh me një gotë e gjysëm ujë deri sa të mbesë vetëm një gotë, pastaj e pi. Këtë e përsërit tre herë në ditë dhe gurët do të treten dhe do të dalin me urinën.

2. Të ziesh rrënjët e bimës (al yenbut) në të njëjtën mënyrë si më sipër, dhe kjo vepron gjithashtu në tretjen e gurëve dhe në daljen e tyre jashtë me urinën.

3. Farat e majdanozit, selinosë dhe  ammi visnaga (al khil-leh), merr një lugë nga këto fara dhe e përzien me një gotë ujë dhe i zien, pastaj e lë të ftohet, e filtron dhe e pi, tre herë në ditë.

4. Lëngu i përfituar nga zierja e bimës (këmba e pëllumbit) apo quajtur ndryshe (veshët e gomarit) ndihmon gjithashtu në nxjerrjen e gurëve dhe të rërës nga veshkat.

5. I këshillojmë ata pacientë tek të cilët përsëritet formimi i gurëve në veshka, të përdorin një nga recetat e mësipërme dhe pasi Allahu t’i shërojë dhe gurët të dalin nga veshkat apo nga kanalet urinare, të përdorin vazhdimisht këtë kurë: një lugë uthull molle e përzien me një gotë ujë të vakët (as të ngohtë dhe as të ftohtë) dhe të pihet dy herë në ditë, pas mëngjesit dhe pas darkës, dhe kjo gjë pengon riformimin e gurëve në veshka.

6. Kurse ata pacientë që kanë gurë me përbërje fosfati, i këshillojmë të përdorin bimën (Madder), duke zjerë një lugë të mesme nga rrënjët e kësaj bime me një gotë ujë, pastaj lihet deri sa të ftohet dhe pihet, tre herë në ditë. Por kujtojmë këtu se bima Madder vjen me ngjyrë të kuqe dhe si rrjedhojë edhe urina do të anojë nga ngjyra e kuqe, prandaj kjo nuk duhet t’ju shqetësojë.

7. Dhe së fundmi, i këshillojmë pacientët me gurë në veshka që të konsumojnë sa më shumë rrepka dhe qepë, për efektin që kanë këto bimë në shtytjen e urinës dhe nxjerrjen e gurëve.

 

 

 

© 2009 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara