بالعربية بالعربية
CONTACT US

Accepting Payments Through
 

 

INFLAMACIONI VIRAL I MELÇISE - HEPATITI

 

Inflamacioni i mëlçisë është një prej inflamacioneve që mund të kapë mëlçinë si shkak i një virusi të caktuar, i emëruar me një nga shkronjat A-B-C-D-E, etj, sipas llojit të virusit që shkakton sëmundjen, por theksohet se hepatiti i shkaktuar nga virusi hepatit B është më i përhapuri në mesin e njerëzve, sa që numri i të prekurve me këtë virus përcaktohet të jetë 300 miljon njerëz të prekur anembanë botës. Ekzistojnë gjithashtu lloje të tjera hepatitesh, siç është Hepatiti Granulomatoz, i cili shkaktohet nga tuberkulozi, funget (Coccidioides, Candida, Aspergillus), sarkoidoza, brucella, rickettsia, sifilizi, leptospiroza. Po kështu Hepatiti alkoolik, ku sipas statistikave, alkooli është shkaktari numër një i sëmundjeve të mëlçisë në USA. Si dhe Hepatiti Autoimun, i cili prek zakonisht gratë e reja dhe fëmijët, si dhe lloje të tjera hepatitesh, por ne këtu do të bëjmë fjalë posaçërisht për Hepatitin viral.

Hepatiti viral:

1. Viruset shkaktare janë viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse të tjera si CMV, EBV, HSV, etj.

2. Diagnoza: Bazohet në analizat serologjike dhe në rritjen e transaminazave.

3. Hepatiti A:

a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, një picornavirus i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).

b. Përhapet me rrugë fekalo-orale. d.m.th., infeksioni merret nëpërmjet ngrënies të ushqimeve të infektuara.

c. Inkubacioni = 2 deri 6 javë; transaminazat rrinë të rritura për rreth 4 javë.

d. Hepatiti A ka vdekshmëri të ulët, rrallë përparon në hepatit fulminant, dhe tek fëmijët mund të jetë krejt asimptomatik.

e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnë kulmin në javën e parë të sëmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 - 6 muajsh; prania e IgM kundër HAV vendos diagnozën e hepatitit A akut. Antikorpet IgG anti-HAV rrinë të rritura për shumë vjet dhe janë bartëse të imunitetit.

f. Trajtimi i hepatitit A: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.

 

4. Hepatiti B (HBV)

a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, një hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).

b. Përhapet nëpërmjet seksit, shiringave, dhe nga nëna shtatzanë tek bebja (njësoj si virusi HIV i SIDAs).

c. Inkubacioni = 2 deri në 6 muaj. Transaminazat janë më të larta se në hepatitin A dhe rrinë të rritura për rreth 3 muaj.

d. 1-2% e të sëmurëve bëhen bartës kronikë të virusit; përqindja është më e lartë në të sëmurët me mangësi imune dhe në fëmijët; deri në 90% e bebeve të lindura nga nënat me hepatit B bëhen bartës kronikë. Bartësit kronikë kanë rrezik të shtuar për cerrozë dhe kancer të mëlçisë. Më pak se 1% e infeksioneve akute me HBV përparojnë në hepatit fulminant (mortalitet 60%). Infeksioni me HBV mund të shoqërohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit nodoz.

e. Serologjia: si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund të maten: (i) HBsAg është antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet para rritjes të transaminazave dhe qëndron i rritur gjatë kohës të sëmundjes; prania e HBsAg pas zhdukjes të simptomave do të thotë që i sëmuri po e bart virusin kronikisht.

(ii) Anti-HBs është antitrup i drejtuar ndaj HBsAg. Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes të antigjenit kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do të thotë që infeksioni u mund. Anti-HBs gjithashtu është antitrupi që shfaqet pas vaksinimit.

(iii) Antigjeni HBcAg (antigjen jokapsular) nuk shihet në serum por antitrupat anti-HBc fillojnë e rriten shpejt pas shfaqjes të HBsAg. Prania e antitrupave IgM anti-HBc do të thotë që kemi të bëjmë me hepatit B akut ose me keqësim të hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qëndron i rritur për 3 deri 6 muaj. Antitrupat IgG anti-HBc qëndrojnë të rritur për jetë pas infeksionit me virusin e hepatitit B.

(iv) HBeAg është një antigjen viral që shihet vetëm në serumet që janë pozitivë për HBsAg; HBeAg është një formë e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do të thotë që virusi po shumëzohet me shpejtësi. Kur HBeAg qëndron i rritur për më shumë se 3 muaj shanset e kthimit në hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh pason zhdukjen e HBeAg.

(v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik të virusit shkon paralel me praninë e HBeAg, porse prania e HBV DNA është më sensitive dhe më specifike sesa prania e HBeAg.

f. Trajtimi i hepatitit B në mjekësinë moderne bashkëkohore: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj. Barnat që mund të përdoren për hepatitin B janë interferoni alfa dhe lamivudina.

5. Hepatiti C (HCV)

a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, një virus i përbërë nga një fije acidi ribonukleik dhe i ngjashëm me flaviviruset.

b. Përhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugë seksuale ose nga nëna tek fetusi është i vogël. Transmetimi nëpërmjet gjirit nuk është i dokumentuar.

c. Inkubacioni = 6 - 7 javë.

d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumë simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herë pas here dhe 80% e rasteve përfundojnë me hepatit kronik.

e. Serologjia: ELISA për antitrupat anti-HCV nuk është shumë sensitive dhe ka specicitet rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet më të lartë; prania e antitrupave anti-HCV me RIBA do të thotë infeksion aktiv por nganjëherë personat RIBA-pozitivë nuk kanë HCV RNA në serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-HCV pa HCV RNA do të thotë infeksion i pasuar me shërim të plotë.

f. Trajtimi i hepatitit C në mjekësinë moderne bashkëkohore: Interferon alfa + ribavirinë.

6. Hepatiti D (HDV)

Agjenti Delta

 a. Virusi i hepatitit D është një virus gjysmak prej acidi ribonukleik që shkakton infeksion vetëm në praninë e virusit të hepatitit B; virusi D ka nevojë për kapsulën e prodhuar nga virusi B.

b. Kur të sëmurët me hepatit B kronik infektohen me virusin D sëmundja mund të keqësohet shpejt, me hepatit të rrufeshëm ose me përparim të shpejtë në cirrozë.

7. Hepatiti E (HEV)

a. Virus prej RNA-je i ngjashëm me caliciviruset.

b. Përhapet me rrugë fekalo-orale, dhe nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur.

c. Sëmundja e shkaktuar nga virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik.

d. Tek gratë shtatzana mortaliteti i hepatitit E është i lartë (rreth 10-20%).

 

TRAJTIMI I HEPATITIT VIRAL

Ekzistojnë dy lloj trajtimesh që përdoren për këtë sëmundje:

Lloji i parë: trajtimi kimik, qe e permendem me siper.

Lloji i dytë: një produkt i mahnitshëm që ne posedojmë për trajtimin e hepatitit viral; një produkt natyror i nxjerrë nga zemra e natyrës, të cilën e ka krijuar Allahu i Madhëruar dhe ka vendosur në të fshehtësi të cilat nuk i di askush tjetër përveç Atij dhe pastaj atyre që Ai dëshiron t’u shfaqë disa prej këtyre fshehtësive.

Pra, nuk ka çudi, vëlla i nderuar, që Allahu i Madhëruar të na ketë dhuruar nga Mirësitë e Tij dhe të na ketë veçuar me Mëshirën e Tij nëpërmjet arritjes sonë në njohjen e kurës së kësaj sëmundje, për të cilën janë bashkuar unanimisht në të njëjtin mendim të gjithë mjekët specialistë, farmacistët dhe studiuesit e ndryshëm, se kura kimike nuk e shëron këtë sëmundje, por ajo mund të arrijë një mbikqyrje të pjesshme të aktivitetit të virusit në trup, dhe sipas përcaktimeve më të larta, vetëm tek 30 % e të sëmurëve mund të arrihet mbikqyrje e aktivitetit të virusit në trupat e tyre, por jo asgjësim total i virusit. Siç është përmendur më sipër, ilaçi kimik kryesor që përdoret sot për hepatitin është (interferoni), i cili është një ilaç shtrydhës dhe dobësues për imunitetin dhe asgjë tjetër. Po kështu, ilaçet që ekzistojnë sot në treg vazhdojnë të jenë të paafta për trajtimin e kësaj sëmundje dhe nuk është vërtetuar ndonjë efekt i tyre ndaj saj. Ende vazhdon përqendrimi në masat parandaluese të kësaj sëmundje, më shumë se në trajtimin e saj, nëpërmjet vaksinave kundër Hepatitit B, kurse përballë Hepatitit (C), bota vazhdon të jetë konfuze, duke qendruar në vend pa lëvizur, sidomos kur sistemi imunitar i trupit të njeriut reagon shumë pak kundër këtij virusi dhe për të nuk ekziston ende ndonjë vaksinë parandaluese.

Ne, me rolin tonë, filluam studimet nëpërmjet mjeteve më të mira shkencore për të vërtetuar efektivitetin e kurës bimore ndaj sëmundjes së Hepatitit, me qëllim që rruga e ndjekur për trajtimin e tij të jetë rrugë e përpiktë shkëncore, e bazuar në treguesit laboratorik shkencorë modern; dhe arritëm në përfundimin se efektiviteti i ilaçit përqendrohet në goditjen e virusit dhe jo vetëm në forcimin e imunitetit, megjithëse ilaçi me bimë jep rezultat të drejtpërdrejtë edhe në ngritjen e kualitetit të funksionimit të sistemit imunitar.

Pas shumë kërkimesh, kemi zbuluar se analizat që i shërbejnë më shumë trajtimit të sëmundjes është analiza e quajtur (PCR) dhe që matet me IU/mL ose Copies/mL.

Studimin e filluam me tetë raste të sëmurësh me Hepatitin (B), të cilëve u bëmë analizat e posaçme për njohjen e sasisë së virusit në gjak. Një muaj pas fillimit të kurës me bimë, ajo dha rezultatet e saj të shkëlqyera, duke mundur të asgjësojë 50% të virusit tek secili prej të sëmurëve që kuruam.

Më pas, i vazhduam studimet po mbi të njëjtat analiza, deri sa arritëm në rezultatin final: në asgjësimin total të virusit (NEGATIVE-PCR), me mirësinë e Allahut të Madhëruar.

Studimi u shoqërua gjithashtu me bërjen e analizave të transaminazave, për t’u siguruar për funksionimin normal të qelizave të mëlçsë, dhe mundëm të arrijmë në rezultatin final: në kthimin e transaminazave në gjendjen e tyre normale dhe në asgjësimin total të Hepatitit (B), me ndihmën e Allahut të Madhëruar.

VEÇORITË E KURËS BIMORE

1.     Kura bimore është natyrore dhe ka dalë nga prehëri i natyrës, kurse kura tjetër (interferoni alfa apo beta) është kurë kimike, e fabrikuar dhe e nxjerrë nga lëndë kimike, me shumë pasoja anësore dhe dëmtime serioze të organizmit, duke filluar nga dobësimi i sistemit imun, sterilizmi apo dobësimi seksual, madje nëse ndodh shtatzani gjatë marrjes së interferonit nga njëri prej bashkëshortëve, fëmija del me të meta fizike katastrofike, çrregullimi i gjendrave teroide, çrregullime në sistemin e frymëmarrjes, pagjumësi, rënie flokësh, etj, etj.

2.     Kura bimore natyrore vepron në mënyrë direkte në vrasjen e virusit dhe në asgjësimin total të tij, kurse kura kimike vepron vetëm në ndalimin e aktivitetit të virusit dhe jo në asgjësimin total të tij, madje kjo ndodh vetem në 30 % te rasteve, sipas statisikave më toleruese.

3.     Kura bimore natyrore ka efekt të shpejtë dhe rezultatet e saj dallohen dukshëm që në muajin e parë të fillimit të kurës, kurse kura kimike kërkon kohë shumë më të gjatë për të arritur rezultatet e arritura nga kura bimore, madje kjo arritje me anë të kurës kimike është e kufizuar dhe jo tek të gjithë të sëmurët. Kura natyrore bën efekt në një përqindje të lartë të të sëmurëve, e cila arrin në 90% të të sëmurëve, kurse përqindja e efektit të kurës kimike nuk i kalon 30%, sipas përcaktimit më të mirë të mundshëm.

4.      Shpenzimet për kurën bimore natyrore janë shumë më të ulëta se shpenzimet e kurës kimike.

5.     Kura bimore natyrore ngre kualitetin e funksionimit të sistemit imunitar në trup.

6.     Kura bimore natyrore aktivizon qelizat e mëlçisë në mënyrë të shkëlqyer dhe vepron për rikthimin e qelizave të mëlçisë nëpërmjet enzimave të saj, në gjendjen e tyre normale.

7.     Kura kimike nuk mund të garojë me kurën bimore natyrore në këtë fushë, dhe ne japim siguri për atë që prodhojmë; se ajo është e sigurtë, efektive dhe pa asnjë lloj efekti anësor.

 

 

 

© 2009 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara