HIV & AIDS

"HERBAL ANTIVIRUS for HIV & AIDS"

  • INFORMACION RRETH TYRE
  • SHKAQET dhe PASOJAT
  • SIMPTOMAT DHE DIAGNOZA
  • TRAJTIMET KIMIKE DHE NATYRALE
  • SI E PARANDALON ISLAMI SIDA-N?

 

Çfarë është HIV?

Shkurtesë e cila rrjedhë nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerëzor i cili dëmton sistemin e imunitetit. Është virusi që e shkakton Aids apo Sidën siç njihet tek ne. HIV e dëmton sistemin imun në trup dhe personi me virus është i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a është HIV pozitiv nuk do të thotë se vuan nga Aids. Mund të shkojnë vite të tëra deri sa HIV ta dëmton sistemin imun dhe personi të sëmuret. Gjatë kësaj kohe personi me HIV pozitiv mund të jetojë me shëndet të mirë me vite të tëra pa zhvilluar Aids.

Çfarë është AIDS (SIDA)?

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga të dy emrat kuptohet se AIDS është sindromi i fituar nga virusi i cili dëmton sistemin e immunitetit. AIDS është një kolekcion i infektimeve dhe kancereve të rralla që njerëzve me HIV pozitiv mund të ju zhvillohen. Nëse një person me HIV sëmuret me njërën nga këto sëmundje të veçanta atëherë do të thotë se vuan nga AIDS. Shumë nga këto organizma që i shkaktojnë këto sëmundje janë mjaft të zakonshme dhe relativisht të padëmshme për personat me imunitet të shëndosh. Megjithatë, te personat me imunitet të dëmtuar keqësisht mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekje.

Simptomat e AIDS-it:

AIDS në lulëzimin e tij shoqërohet zakonisht me një rënie të vazhdueshme në qelizat imune CD4, të cilat në gjendje të shëndetit normal, duhet të jenë midis 900 dhe 1600, por në pacientët me AIDS, mund të bjenë deri në zero. Një faktor tjetër i lidhur zakonisht me SIDA-n është një rënie në qelizat T4, të cilat janë gjithashtu integrale për funksion të duhur imun. Rënia në qelizat T4 dhe CD4 zakonisht ndiqet më pas nga një ose më shumë prej 28 simptomat që lidhen me AIDS-in, duke përfshirë Kaposi Sarkoma (një lloj kanceri që shfaqet zakonisht te Gay), pneumocystis pneumonia, kandidoza, tuberkulozi, toxoplasmosis, cytomegalovirus, virusi herpes, diarre, humbje peshe, djersitje natën, ethe, skuqje, fryrje te gjendrave limfatike, dhe disa lloje të kancerit.

Si infektohen njerëzit me HIV?

Katër mënyrat kryesore për tu infektuar me HIV janë:

  • Duke pasur marrëdhënie seksuale me dikend që është i/e infektuar me HIV.
  • Duke marrë drogë me pajisje të injeksioneve që është e kontaminuar me gjak të infektuar.
  • Foshnjet gjatë shtatëzanisë nga nënat e infektuara me HIV, gjatë lindjes apo ushqimit me gji.
  • Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar.

HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

  • puthjet në faqe, prekjet, përqafimet, takimi me duar
  • larja në pishinë, nga nevojtoret, enët, lugët/pirunët apo ushimet që pregaditen nga personi i infektuar me HIV
  • kollitja, teshtima apo lotët, kafshimet e insekteve apo kafshëve.

Marrëdhëniet seksuale te jashteligjshme (kurveria):

Ju mund të infektoheni me HIV dhe infektime të tjera seksuale nëse keni marrëdhënie seksuale vaginale apo anale, zakonisht te jashteligjshme (kurveri) me dikend që është i infektuar.

Droga:

Ju mund të infektoheni me HIV dhe me viruse të tjera të gjakut si Hepatitin C nëse merrni droge dhe i ndani gjilpërat dhe shiringat me të tjerët.

Shtatëzania:

Nëse jeni shtatëzanë dhe jeni të infektuar me HIV, kujdesi i përshtatshëm para, gjatë dhe pas lindjes mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të HIV në fëmijën tuaj 20 përqind në deri në një përqind. Për ta zvogëluar mundësin e transmetimit të HIV ju mund të:

  • merrni trajtim me medikamente kundër HIV gjatë shtatëzanisë.
  • Lindni foshnjen me operacion.
  • ta ushqeni fëmijën me shishe nëse është e mundhsme sepse është e vërtetuar që ka mundsi 10 përqind që HIV mund të kalojë nga qumshti i nënës.

Analiza e HIV:

Diagnoza e HIV zakonisht bëhet me analizë të gjakut, që njihet si analizë për antitrupa të HIV apo analizë e HIV, dhe matet me PCR. Kur bëhet kjo analizë kërkohen antitrupa të formuar nga sistemi imun nëse HIV është prezent. Kur një person infektohet nga HIV mund të shkojë deri në tre muaj që sistemi i imunitetit të prodhojë mjaft antitrupa për tu lajmruar në gjak. Kjo periudhë quhet periudhë tremujorshe apo serokonverzion.

Nëse antitrupat gjinden në gjak, rezultati i analizës njihet si pozitiv. Kjo do të thotë se personi është HIV pozitiv. Nëse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizës njihet si negativ. Kjo do të thotë që personi është HIV negativ, përderisa analiza është bërë pas periudhës tre mujorshe.

Trajtimet e HIV-it nga mjekësia moderne bashkëkohore:

Terapia kundër HIV është trajtimi me ilaçe që e sulmojnë HIV. Këto ilaçe ndërprejnë mënyrën e shumimit të virusit brenda qelizave njerëzore, por këto ilaçe nuk mund ta shkatërrojnë virusin krejtësisht.

Ilaçet kundër HIV zakonisht përshkruhen në kombinim të tri apo më shumë lloje të ilaçeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet të lartë antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur është prezentuar, kjo terapi është vërtetuar se është efektive për ta kontrolluar HIV dhe ta vonojë fillimin e Aids për shumë njerëz mirëpo jo të gjithë.

Trajtimet i kanë ndihmuar shumë njerëz por ilaçet kanë kundërindikacione që ndonjëherë mund të jenë serioze. Kjo mund të bëjë vështirë të vazhdohet me trajtime dhe mund të ketë reagim të tyre të komplikuar që njerëzit duhet ta vazhdojnë. Këto vështërsi për të vazhduar me ilaçe mund të thotë se trajtimi mund të dështojë. Po ashtu sa më gjatë që merren këto trajtime, mundësite qe të dështojnë janë më të larta.

Trajtimet dështojnë kur HIV i reziston ilaçeve që merren. Kur një kombinim dështon, një kombinim tjetër i ilaçeve duhet të merret, por sa më shumë që trajtimet dështojnë, më vështirë është që të gjindet kombinim i sukseshëm.

A ka ilaçe që mund ta parandalojnë infektimin e HIV?

Tani për tani nuk ka vaksinë që e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka shërim për Aids. Vaksinat eksperimentale janë duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim për vaksinë efektive në të ardhmen.

 


TRAJTIMET NATYRALE PER HIV & AIDS

 

Mjekësia Bimore dhe HIV & AIDS: Përdorimi i barnave bimore në trajtimin e AIDS-it është shumë i përhapur. Prej barërave të dobishme në këtë rast janë: Astragalus, Carnivora (mizakapëse Venus), Echinacea, hudhëra, rrënjë isatis, jamball, goldenseal, hyssop, dhe St John Ëort (apo Bima e Zemrës). Aloe Vera mund të jetë gjithashtu efektive. Një ekstrakt i mannosë-s, një nga sheqernat e Aloe-s, është gjetur të pengojnë HIV-1 (një lloj i virusit HIV). Në një studim, qelizat e HIV-1 janë trajtuar in vitro (në kushte laboratorike) me ekstraktin e mannosës. Aloe e ngadalësoi riprodhim e virusit deri në 30%, duke reduktuar ngarkesën virale, në qelizat e infektuara, si dhe rritjen e realizueshmërisë (shansit për të mbijetuar) të qelizave të infektuara. Hulumtuesit zbuluan se Aloe stimulon sistemin imun të organizmit, veçanërisht qelizat ndihmëse T4 (qelizat e bardha të gjakut që aktivizojnë përgjigjen imunologjike ndaj infeksionit).
Pjepri i hidhur kinez, monolaurin (një komponent i disa acideve yndyrore të caktuara), dhe lentinan (ekstrakt i kërpudhave shiitake) kanë treguar gjithashtu efekte dramatike anti-HIV. Po kështu majat e tërfilit të kuq, çaparali, luleradhiqet, sarsparilla, dhe Pau d`arco, të kombinuara së bashku, gjithashtu mund të jenë të dobishëm.
Që nga fillimi i viteve 1980, fruti dhe farat e pjeprit të hidhur janë testuar si një terapi efektive për kancerin dhe HIV.
Ekstraktet e pjeprit të hidhur  mund të merren nga goja ose nga rektumi. Një klizmë e zorrës së trashë është e rekomanduar, për shkak se bima është shumë e hidhur dhe e pakëndshme për t’u pirë dhe mund të shkaktojë të përzier. Me bërjen e një klizme, shmangen gjithashtu ndarjet e proteinave të pjeprit të hidhur në acidin e stomakut, dhe mundësohet thithja e tyre direkt në gjak nëpërmjet zorrës së trashë.

Terapia Trup/Mendje: Ekziston një lidhje absolutisht jetike midis gjendjes emocionale të personit dhe të sistemit imunitar të tij. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastet e infektimit me HIV dhe AIDS, ku marrëdhënia mendje/trupit ka një ndikim të thellë në se pacientët do ta ruajnë shëndetin e tyre dhe do të shërohen, apo do të përjetojnë një rënie të mëtejshme. Ngarkesa më e madhe negative mendore dhe emocionale ndodh zakonisht te pacientët që diagnozohen për herë të parë me HIV pozitiv apo me AIDS, për shkak të frikës përreth një diagnose të tillë. Kjo mund të pengojë angazhimin që ata duhet të marrin për t’i rikthyer shëndetin vetes së tyre. Kultivimi i një gjendje pozitive shpirtërore, mendore, emocionale dhe qëndrimi që është i bazuar mbi vetë-përgjegjësinë dhe vetë-mbështetjen është një aspekt kyç i çdo qasje alternative për shërimin e infektimit me HIV dhe AIDS. Këtu bëhet fjalë për ata që nuk janë muslimanë, sepse një besimtar musliman merr shkaqet e mundshme për kurimin e sëmundjes dhe i mbështetet Zotit për rezultatet e atyre shkaqeve dhe për shërimin prej sëmundjes, sepse shërimi është në Dorë të Zotit, në çdo rast.
Çdo emocion negativ i shton barrën sistemit imunitar, por këto emocione negative mund të zgjidhen lehtë me pak përpjekje dhe vëmendje. Çdo strategji përballuese e stresit që redukton këto ndikime negative, të tilla si ushtrimet e relaksimit, meditimi, vizualizimi, lutjet drejtuar Zotit, ndihmojnë rritjen e funksionit imun. Kjo është provuar shkencërisht në shumë studime hulumtuese.

Dieta ushqimore: Udhëzimet e mëposhtme duhet të ndiqen nga të gjithë pacientët e AIDS-it: Hani ushqime tërësisht organike me sa më shumë vlera ushqyesve  dhe sa më pak lëndë të shtuara dhe pa vlera ushqyese, sa të jetë mundur, duke u përqëndruar në ushqime të freskëta, perime organike, fruta, dhe proteina (peshku dhe mish). Shmangni të gjitha ushqimet e përpunuara, eleminoni karbohidratet e rafinuara (sheqernat, miellin e bardhë, pastat), dhe zëvendësojini ato me karbohidratet komplekse të tilla si drithërat dhe fasulet që janë të pasura me lëndë ushqyese. Gjithashtu reduktoni yndyrat dhe vajrat Polyunsaturated dhe të ngopura, duke përdorur vajra Monounsaturated (si vaji ullirit) dhe omega-3s (vajra të peshkut), në vend të tyre.
Hani pjesë të vogla ushqimi më shpesh gjatë gjithë ditës për të rritur përvetësimin dhe thithjen e lëndëve ushqyesve, dhe përpiquni ta mbani konsumin tuaj ushqimor të ekuilibruar. Udhëzimet në vijim janë ideale: 65% e ushqimit ditor të jetë karbohidrate komplekse (perime, fruta, dhe drithëra), 15% proteina (peshk, kos, vezë, dhe mish), dhe 20% yndyrë. Gjithashtu sigurohuni që frutat dhe perimet që hani të jenë të pastra dhe pa baktere e parazitë.
Sigurohuni që të dalloni dhe të eleminoni të gjitha ushqimet ndaj të cilave ju mund të jeni alergjikë ose të ndjeshëm, dhe të përmbaheni nga të gjitha burimet e çokollatave, kafeinës dhe alkoolit.
Candidiasis, apo tejrritja sistemike e tharmës, është e zakonshme në mesin e pacientëve të AIDS-it, kështu që, dieta juaj nuk duhet të përmbaje asnjë lloj karbohidrati të thjeshtë apo sheqerna. Ju gjithashtu duhet të konsumoni rregullisht ushqime  anti-fungale, të tilla si hurdhra dhe vaji i ullirit, së bashku me substanca të veçanta që eliminojnë tharmën, të tilla si acidi caprylic (një acid yndyror) dhe aloe vera. Përveç kësaj, produktet artificiale të qumështit të papërpunuar, siç është kefiri i papërpunuar dhe kosi i freskët me pak yndyrë, si dhe shtojcat probiotike të tilla si acidophilus Lactobacillus dhe Bifidobacteria dhe Bulgaricus L. janë të rekomanduara për karakteristikat e tyre anti-fungale dhe antibiotike.

Plotësuesit ushqimor: Në studimet klinike është vërtetuar se plotësuesit ushqimorë ofrojnë përfitime të mëdha për njerëzit e sëmurë rëndë me SIDA, dhe ato janë thelbësore për shërim të plotë. Njerëzit të cilët janë HIV pozitiv ose të diagnostikuar me AIDS, kanë mangësi në përbërësit esencial të mëposhtëm: Vitamina A, B6, Folate, Vitamina B12, Seleni dhe zinku.
Ndër plotësuesit e tjerë ushqimorë përfshihen: Beta carotene, kompleksi vitaminave B, thiamin (B1), riboflavin (B2), pantothenic acid (B5), vitaminë C, vitaminë E, acid folik, biotin, kalium, magnez, mangan. Rekomandohen gjithashtu aminoacidet, glutathionet, dhe acidet yndyrore esenciale (sidomos Omega-3s dhe Omega-6s). Acidi N-Acetyl-cysteine dhe lipoic gjithashtu mund të jenë të dobishëm, dhe po ashtu hudhrat dhe kapsullat e hudhrave.

Kujtoni se ne mund tju ofrojme ndihme nga mjeke te specializuar ne mjekesine bimore per semundjen tuaj, prandaj kontaktoni me ne ne cdo kohe.

"HERBAL ANTIVIRUS for HIV & AIDS"

 


SI E PARANDALON ISLAMI SEMUNDJEN E SIDAS?

 

Në shumë vende të botës është shfaqut një sëmundje e rrezikshme, e cila nuk ka qenë e njohur më parë, por që ka marrë shumë jetë njerëzish, dhe prej këtu, shumë shtete dhe organizata botërore ngritën lart zërin e tyre duke nxitur mjekët, përmirësuesit dhe ata që veprojnë për të mirën dhe ruajtjen e njerëzimit, ata të cilët kujdesen për shërimin e të sëmurëve dhe për shëndetin e shoqërive njerëzore, ngritën zërin për domosdoshmërinë e të shpejtuarit dhe të vepruarit seriozisht dhe me të gjitha forcat për të kërkuar ilaç të efektshëm kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe ndalimin e përhapjes së saj pas zgjerimit të rrezes dhe rreziqeve të saj.

A dini se cila është kjo sëmundje vrasëse, si shembulli i të cilës njerëzimi nuk ka përballuar ndonjëhere gjatë gjithë historisë së tij dhe e cila i ka sfiduar të gjithë mjekët nga gjetja e një ilaçi të efektshëm kundër saj deri më tani? A e dini cilat janë shkaqet e shfaqjes së kësaj sëmundje? Pasojat e saj? Mënyrat e parandalimit të saj? A e dini cila është detyra e individit, e shoqërisë dhe e shtetit kundrejt kësaj sëmundje të pashërueshme?
Ajo është sëmundja e quajtur “AIDS” ose “SIDA”, që do të thotë: dobësim i imunitetit të organizmit të njeriut, duke e dobësuar rezistencën e tij kundrejt çdo sëmundje që i ballafaqohet dhe që më pas çon drejt vdekjes së tij.
Sëmundja e SIDAS kalon nga trupi i prekur në atë të shëndoshë me anë të një prej këtyre rrugëve:

  1. Nga transfuzioni i gjakut nga njeriu i prekur me këtë sëmundje te një tjetër i shëndoshë.
  2. Me anë të shiringave që merret drogë.
  3. Nga marrëdhëniet seksuale antinjerëzore mes të njëjtit seks si dhe nga marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme (kurvëria), e cila është edhe shkaku kryesor i kësaj sëmundje ndëshkuese e mëkatarëve.

Statistikat tregojnë se epidemia e sëmundjes së SIDAS gjatë dhjetë viteve para vitit 1991 preku një numër prej 8 deri në 10 miljon njerëz në botë, kurse në dhjetë vitet pas 1991, ky numër i të prekurve me SIDA u rrit deri në rreth 40 miljon. Nëse katastrofa e Sidas do të vazhdojë të përhapet pa i kapur frenat e saj me zbulimin e ndonjë ilaçi efektiv, parashikohet qe numri i të prekurve prej saj të shumëfishohet aq shumë, sa nuk do të mund të kontrollohet më. Madje as gjendja aktuale nuk është më pak e rrezikshme se ajo e së ardhmes. Mes çdo 1000-1400 njerëz në çdo ditë shfaqet një person me simptomat e kësaj sëmundje të rrezikshme në botë. A ka ndodhur ndonjë luftë në kohët e vjetra apo të reja ku të jenë flijuar një numër i tillë të sëmurësh dhe të viktimash?

Pamundësia e mjekëve dhe shkencëtarëve për zbulimin e një ilaçi efektiv kundër kësaj sëmundje tregon qartë për rrezikshmërinë e saj në jetën e njerëzimit, dhe shkaku kryesor i saj është pikërisht kryerja e mëkatit të kurvërisë.

A e dini se profeti i fundit i Zotit, i dërguar për mbarë njerëzimin, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të dhe mbi të gjithë profetët e Zotit!), ka paralajmëruar që para 1400 e ca vjetësh për imoralitetin (kurvërinë) dhe pasojat e këqia të tij si përhapja e sëmundjeve vrasëse, humbja e nderit dhe moraleve të larta, prishjen e lidhjeve familjare dhe të gjakut, etj?

Profeti ynë, na paralajmëroi për të gjitha këto sëmundje vdekjeprurëse, me fjalën e tij: “Nuk ka popull, në mesin e të cilit të përhapet mëkati (kurvëria) deri në atë gradë që ata ta bëjnë atë në publik, veçse tek ai popull përhapet murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë ekzistuar në mesin e të parëve të tyre që kanë kaluar…” [Hadith i Saktë. E transmeton Ibën Maxheh].

Nëse njeriu ia liron vetes epshet e saj të ndaluara dhe i jep liri të plotë instikteve të tij të shfrenuara, duke qenë se tek ai mungojnë parimet dhe moralet e mira, si dhe cilësitë e larta njerëzore, dhe vdes tek ai ndërgjegja dhe ndjesia, për t’u kthyer në shtazë, atëherë atij i është thënë lamtumirë dhe ai është bërë rrezik për rrethin dhe shoqërinë e kohës së tij.
Islami, fe e besimit dhe e veprës, fe e moralit dhe karakterit të lartë, e ka luftuar çdo shfaqje të shthurjes dhe prishjes morale, duke filluar që me rrugët që të çojnë tek ato. Padyshim se kjo gjë ka luajtur dhe luan rol të madh në parandalimin e kurvërisë dhe sëmundjeve të shkaktuara nga ajo, prej të cilave është edhe Sida.

Për më shumë pastërti, dëlirësi dhe kthjelltësi, si dhe për të mbyllur rrugën e të keqes dhe dyert e kurvërisë para individit dhe shoqërisë, Islami e ka ndaluar hyrjen në shtëpinë e tjetrit pa lejen e tij, ka urdhëruar për uljen e shikimeve, ka ndaluar zbukurimin, zhveshjen dhe shfaqjen e stolive nga femra në sy të burrave të huaj dhe në rrugë, e ka ndaluar zbukurimin e zërit dhe hollimin e tij, ka urdhëruar që njerëzit të jenë të turpshëm dhe të ndrojtur. Port ë gjithëve u aka hapur derën e pendimit për veprat e këqia në çdo cast.

Po kështu, Islami ka caktuar ndëshkim të prerë dhe të ashpër ndaj atyre që bëjnë kurvëri, si dhe ka ndaluar dhe larguar nga çdo vepër apo rrugë që të çon drejt kësaj vepre të shëmtuar, siç është shikimi i ndaluar, fjalët e pahijshme dhe veprat e turpshme, e jo më vetë kurvërinë.
Kjo gjë dallohet qartë në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!” [El Isra, 32]. “Dhe të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta” [El En’am, 151]

Pra, fjala “mos ju afroni kurvërisë” dhe “mos ju afroni veprave të turpshme”, është më domethënëse se fjala “mos bëni kurvëri” dhe “mos bëni vepra të turpshme”, sepse kjo fjalë ka domethënien që të mos i afrohemi kësaj vepre qoftë duke bërë edhe shkaqet më të vogla që të çojnë drejt saj, pra që të gjitha këtyre duhet t’u qëndrojmë larg, ashtu si ka urdhëruar Allahu i Madhëruar.

Nisur nga fakti se kurvëria është një krim i madh dhe pasojat e gjurmët e saj janë shkatërruese, Zoti Fuqiplotë e ka vendosur atë përkrah mëkateve më të madha që ekzistojnë, e ato janë shokvënia Allahut (idhujtaria) dhe vrasja e të pafajshmit padrejtësisht. Allahu i Madhëruar thotë: “dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë234 dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. 69. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.  70. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë. [El Furkan, 68-70].

Në të njëjtën kohë që e ka ndaluar krimin e kurvërisë, Islami ka nxitur për martesë të ligjshme dhe lehtësimin e realizimit të saj, ka vendosur rregulla për jetën bashkëshortore me qëllim të mbarëvajtjes dhe vazhdimësisë së saj, dhe nga synimet që arrihen me anë të martesës është edhe ruajtja e dy bashkëshortëve, si nga prishja morale dhe shoqërore ashtu edhe nga sëmundjet dhe epidemitë që shkaktohen si rezultat i shthurjes morale. Pra, shëndeti i trupit është nga qëllimet parësore të ligjit Islam, dhe ai (shëndeti) është një mirësi e madhe nga Allahu për të cilën duhet ta falënderojmë dhe ta madhërojmë.

Profeti ynë, Muhamedi, i tërhoqi vëmendjen muslimanëve për rëndësinë e madhe të shëndetit fizik dhe shpirtëror, me fjalën e tij: “Kushdo prej jush që gdhihet shëndoshë e mirë në trupin e tij, i sigurtë në shtëpinë e tij dhe që posedon ushqimin e ditës së tij, është njësoj sikur të ketë poseduar të gjithë botën.” [Ibën Maxheh].

Përderisa nga faktorët shkaktarë të Sidas, përveç kurvërisë dhe homoseksualitetit, të cilat Islam i ka ndaluar rreptësisht, janë edhe lëndët narkotike (droga), ku përdoruesi i tyre preket nga Sida nëpërmjet shiringave me të cilat i merr këto lëndë. Padyshim se Islami i ka ndaluar të gjitha lëndët narkotike dhe ka caktuar dënim të ashpër për to. Dhe kështu, Islami i ka mbyllur të gjitha dyert dhe shtegjet që çojnë në prekjen e njeriut nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Me një qëndrim hulumtues në aktualitetin e botës Islame në krahasim me atë të botës perëndimore sot, gjejmë se Allahu i ka ruajtur vendet Islame nga kjo sëmundje, edhe pse mundësitë shëndetësore dhe shkencore në vendet Islame sot janë të pakta në krahasim me ato të vendeve perëndimore.

Këtu lind pyetja: Përse kjo epindemi ka rënë në vendet perëndimore dhe në përmasa shumë të mëdha, kurse në vendet muslimane rastet e prekura janë shumë të pakta, edhe pse mundësitë shëndetësore në vendet perëndimore janë shumë herë më të mëdha se ato në vendet muslimane?!

Padyshim se përgjigja është se ruajtja e vendeve muslimane nga kjo epidemi dhe nga sëmundje të tilla është për shkak të kapjes së tyre për fenë e tyre Islame dhe moralet e saj madhështore. Dhe ky fakt aktual është padyshim një argument shumë i madh për suksesin dhe vlerën e moralit Islam dhe të kapurit fort për fenë Islame dhe ligjet e saj, në ruajtjen e muslimanëve nga kjo sëmundje e rrezikshme, si dhe në ruajtjen e shoqërisë njerëzore gjithashtu. Vërtet, Allahu i Madhëruar ka thënë të vërtetën kur thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë.” [El Enfal, 24].

Dihet gjithashtu se sëmundja e Sidas ngjitet nga i infektuari tek i shëndetshmi edhe me anë të transfuzionit të gjakut, kështu që duhet treguar kujdes i veçantë në rastet e dhurimit të gjakut, duke bërë analizat e posaçme për t’u siguruar se gjaku i dhuruar është i sigurtë dhe pa sëmundje. Marrja e këtyre masave parandaluese janë një domosdoshmëri për të cilën ka urdhëruar Islami dhe në lidhje me këtë, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Mbathja nga i lebrosuri (i zgjebosuri) ashtu si ia mbath nga luani!” [Buhariu dhe Muslimi]. Po kështu, në lidhje me karantinën, profeti ynë, thotë: “Nëse dëgjoni se në një qytet ka rënë murtaja (sëmundja e murtajës), mos hyni në të dhe nëse ajo bie në atë qytet ku ju ndodheni, mos dilni prej tij!” [Buhariu dhe Muslimi]. Po kështu, profeti ynë ka thënë: “I sëmuri të mos shkojë të qëndrojë te ai që gëzon shëndet të plotë!” [Buhariu dhe Muslimi].

Këto dhe udhëzime të tjera profetike të vyeshme si këto urdhërojnë që të ruhesh nga sëmundja dhe epidemia, dhe prej këtu, përfitojmë se gjaku i dhuruar duhet patjetër që t’i nënshtrohet një sërë analizash laboratorike për t’u siguruar se ai nuk mbart asnjë prej sëmundjeve të rrezikshme.

Po kështu, duhet të këshillojmë fëmijët tanë që të kenë kujdes nga shiringat që gjejnë në rrugë, që të mos i prekin dhe të mos luajnë me to, sepse ndonjë prej tyre mund të mbartë këtë virus të kësaj sëmundje të rrezikshme apo ndonjë sëmundje tjetër, dhe kështu ajo sëmundje i ngjitet fëmijës pa e ditur dhe e marrë vesh se nga i erdhi.

Lusim Zotin e Plotfuqishëm që të ruajë muslimanët dhe vendet e tyre nga çdo e keqe, dhe vetëm Atë lusim që të na japë sukses në luftimin e këtyre sëmundjeve dhe në shpëtimin e jetëve njerëzore me lejen e Tij, dhe pse jo, edhe në udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë të Islamit, e kjo është mirësia më e madhe që i vjen një njeriu nga Zoti i tij! Zoti është i Plotëfuqishëm për gjithçka dhe në dorën e Tij është suksesi.

 

 

© 2008-2011 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara