بالعربية بالعربية
CONTACT US

Accepting Payments Through
 

 

KAPSLLEKU

 

Kapsllëku është të dalët jashtë shumë rrallë, në mënyrë të parregullt dhe me vështirësi, sa që i sëmuri del jashtë vetëm një herë në disa ditë. Shkaqet e kësaj lloj sëmundje janë:
- Trashësia e zorrës së trashë që në lindje.
- Mangësia e vitaminave sidomos e vitaminës B.
- Marrja e disa barnave si ato të kollës si dhe barnat që përmbajnë kalcium.
- Gjendja e keqe shpirtërore.
- Hemorroidet.
- Frika nga të dalët jashtë dhe çrregullimi në të.
Tërheqim vëmendjen këtu se çështja e kapsllëkut lidhet ngushtë me disa faktorë, siç është: aktiviteti i lëvizjes, sasia e lëngjeve që merr gjatë ditës, lloji i ushqimit që ha, plus edhe gjendja shpirtërore e njeriut. Të gjithë këto faktorë kanë lidhje me sasinë e jashtëqitjes dhe natyrën e saj.
Ata njerëz që i marrin agrumet e plota (grurin, elbin, misrin- të bluara me gjithë krunde), perimet, frutat dhe lëngjet me sasi  të përshtatshme, janë larg problemeve të kapsllëkut. Kurse ata njerëz që hanë ushqime të pasura me proteinë, me yndyrë dhe që i hanë agrumet të përpunuara, si buka e bardhë dhe sheqeri i bardhë, në shumicën e rasteve këta njerëz vuajnë nga kapsllëku.

 

Trajtimi i kapsllëkut:


Ilaçi më i mirë për trajtimin e kapsllëkut kronik janë krundet e grurit, duke i marrë në këtë formë: një lugë gjelle me krunde gruri e shton në gjellën e të sëmurit.
Këshillojmë gjithashtu që të ziehet gruri dhe të hahet e të pihet lëngu i tij.
Po kështu këshillohet përdorimi i pjalmës së bletës, i cili e zgjidh problemin e kapsllëkut, veçanërisht nëse shkaku ka qenë mangësia e vitaminave apo e gjendjes shpirtërore. Kjo, sepse pjalma e bletës përmban vitamin B, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e nervave. Pjalma e bletës konsiderohet gjithashtu si mik i ngushtë i zorrëve.
Këshillojmë gjithashtu që të sëmurët me kapsllëk të konsumojnë sa më shumë lëngje, të hanë perime dhe fruta në mënyrë normale dhe pa e tepruar, si dhe të hanë agrumet natyrore, e veçanërisht grurin, i cili konsiderohet si bimë zbutëse dhe e dobishme, nëse merret çdo ditë një sasi e vogël prej tij.
Dhe së fundmi, këshillojmë që i sëmuri të përpiqet ta kryejë jashtëqitjen e tij në mënyrë të rregullt, në kohë të caktuara.

 

© 2009 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara