ZORRA E TRASHË - KOLITI

Zorra e trashë është një nga pjesët e aparatit tretës që shtrihet nga zorra e hollë deri në rektum, dhe përbëhet nga pjesët e mëposhtme:
- Zorra ngjitëse e cila gjendet në anën e djathtë të barkut.
- Zorra tërthore në pjesën e sipërme të barkut
- Zorra zbritëse në anën e majtë të barkut
- Zorra sigmoide në fund të anës së majtë të barkut
Roli i zorrëve ka të bëjë me ruajtjen e mbetjeve ushqimore për një kohë të gjatë që mund të shkojë në disa ditë. Prej tyre thithet uji dhe kripërat e tjera, kurse pjesa e mbetur në formën e jashtëqitjes shtyhet jashtë nga organizmi gjatë kryerjes së jashtëqitjes.
Zorrët rrethohen nga muskuj të gjatë dhe tërthorë të cilët tkurren dhe bymehen me qëllim që të lëvizin atë që mbartin zorrët drejt rektumit.
Koliti Nervor:
Nervat e caktuara për zorrën e trashë, tek disa persona janë shumë të ndieshme, gjë e cila çon në çrregullimin e saj si pasojë e ngrënies së disa lloj ushqimesh të veçanta (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), ose si pasojë e një çrregullimi nervor, ose si pasojë e ndonjë frike të madhe apo zemërimi të madh, e ngjashëm me këto gjendje emocionale. Atëherë, gazrat mblidhen në zorrë në përmasa të mëdha dhe ngrihen lart duke shtypur të dyja anët e barkut ose njërën prej tyre, sidomos anën e majtë, dhe kjo shkakton shtypje të stomakut dhe ndienjën e ngopjes dhe fryrjes, dhe si pasojë shtypjen e shtresës ndarëse, dhe kjo e fundit shkakton ngushtim në gjoks dhe në frymëmarrje. Ndonjëherë këto gazra ngjiten deri në tru dhe shkaktojnë dhimbje koke, gjendje e cila ndonjëherë çon në ndienjën e frikës apo mërzitjes së menjhershme dhe papritmas, mandje mund të ndodhë që të çojë në ngritjen e tensionit të gjakut. Jashtëqitja del e ngurtë, me vështirësi dhe shpesh i ngjan jashtëqitjes së kafshëve. Por në disa raste, zorrët lëvizin shumë dhe shkaktojnë diarre (bark), por këto janë raste të pakta në krahasim me ato të kapsllëkut, të shkaktuara nga koliti nervor.
Kur bëhen analizat dhe radiografitë, zakonisht zorra shfaqet normale dhe nuk dallohet ndonjë shkak i problemit, gjë e cila i bën mjekët të dyshojnë, por defekti, siç e thamë, qëndron në ndonjë problem të nervave të zorrës së trashë.
Simptomat e kolitit:
- Dhimbje shpuese në bark, zakonisht në anën e majtë të tij
- Fryrje barku (gazra)
- Kapsllëk në disa raste
- Diarre në raste të tjera
- Dhimbje koke
- Ngushtim kraharori
- mërzitje e menjëhershme
- Dhimbje mes shpatullave
Këto shenja mund të bashkohen të gjitha së bashku, ose i sëmuri mund të vuajë vetëm nga disa prej tyre.
Shkaqet e kolitit:
- Madhësia e zorrës së trashë që në krijim.
- Mungesa e vitaminave në ushqim, sidomos vitamina B, si dhe mosekuilibrimi i dietës ushqimore.
- Prezenca e ndonjë sëmundje tjetër apo e toksinave të mikrobeve të ndryshme.
- Moskryerja e jashtëqitjes sipas një rregulli kohor.
- Stresi, problemet e jetës dhe gjendjet e ndryshme emocionale.
- Problemet në ndonjë organ tjetër të trupit, siç janë për shembull problemet me fshikëzën e tëmthit.
Nuk është kusht që të bashkohen të gjitha këto shkaqe tek i njëjti person i sëmurë.
KOLITI ULÇERATIV:

Koliti ulcerativ është inflacioni i pjesës më të madhe të zorrës së trashë, i cili i shfaqet mjekut analizues me ngjyrë të kuqe dhe me ulçera. Kjo sëmundje prek më shumë të vegjëlit dhe të rinjtë se sa të rriturit.
Duhet pasur parasysh që të mos bëhet ngatërrim mes kolitit ulçerativ dhe kolitit të mukozës.
Shkaqet e kolitit ulçerativ:
Ka disa mendime të ndryshme në lidhje me shkaqet e kolitit ulçerativ. Disa mendojnë se shkaqet e tij janë immune, të tjerë mendojnë se janë disa toksina të mikrobeve të ndryshme, kurse të tjerë thonë se shkaqet e tij nuk njihen, dhe të tjerë ia kthejnë atë shkaqeve emocionale, shpirtërore.
Simptomat e kolitit ulçerativ:
- Diarre e fortë dhe me gjak.
- Dobësim i përgjithshëm fizik.
- Anemi.
- Dhimbje kyçesh.
- Probleme me lëkurën.
- Ndonjëherë gjendja mund të përkeqësohet deri në shfaqjen e disa gropëzave në cipën e zorrës së trashë.
Nuk është kusht që këto simptoma të shfaqen të gjitha tek një pacient.
Diagnoza:
Për vënien e diagnozës së kësaj sëmundjeje bëhen një sërë ekzaminimesh si analiza e gjakut komplet, ekzaminimi i feçeve për parazitë të ndryshëm, sigmoidoskopia dhe kolonoskopia, të cilët ofrojnë të dhëna të vlefshme për këtë diagnozë. Është karakteristikë që këtë ekzaminim këta të sëmurë e tolerojnë me vështirësi, pasi vetë futja e aparatit në zorrë shkakton spazma, kontraktime të zorrës e si pasojë dhimbje të forta. Edhe ekzaminimi radiologjik i zorrës ndihmon në diagnozë. Ai vë në dukje spazmat e shumta në të gjithë trajektoren e zorrës apo në të një pjesë të saj.
Parandalimi i kolitit:
- Ndiekja e një diete të ekuilibruar ushqimore që përmban fibra dhe duke u larguar nga përdorimi i shumtë i lëndëve të dëmshme si erëzat diegëse, pijet me gaz, alkooli.
- Pirja e një përzierje të veçantë mujore, të përbërë nga 2 lug gjelle vaj kastori (Ricinus Communis) dhe një gotë limonadë apo ujë.
- Pirja e ujit para ushqimit, sidomos në mëngjes, një apo dy gota ujë.
- Ruajtja nga gjendjet e reagimit emocional, zemërimit dhe stresit, sa të jetë e mundur. Dije se kjo botë është kalimtare dhe e përkohshme, kështu që nuk ka përse të shqetësohesh së tepërmi.
Trajtimi natyral profesional i kolitit:
Me mirësinë e Zotit Fuqiplote, kemi arritur të prodhojmë kurë bimore natyrale efektive dhe të sigurtë për të gjitha llojet e kolitit, dhe deri më tani kemi kuruar me sukses të plotë më shumë se një mijë raste me kolit, me mirësinë e Zotit. Kura duhet te ndiqet 2 muaj te plote deri ne sherimin e plote, me lejen e Zotit të Madheruar. Per sigurimin e kesaj kure bimore, kontaktoni me ne.
|