بالعربية بالعربية
CONTACT US

Accepting Payments Through
 

 

 

MALCIMI I URETRËS DHE FSHIKËZËS SË URINËS (CYSTITIS)

 

 

Uretra është kanali që shtrihet nga fshikëza e urinës deri jashtë, dhe në shumicën e rasteve infeksioni ndodh si rezultat i marrëdhënieve intime mes dy bashkëshortëve, kur njëri prej tyre është prekur nga infeksioni. Tek gruaja, ky infeksion  mund të ndodhë si rezultat i shtypjes gjatë kryerjes së marrëdhënieve intime. Dhe në disa raste, shkak mund të jetë ndonjë infeksion i jashtëm i cili depërton nëpërmjet organeve gjenitale.

Kjo sëmundje prek më shumë gratë, si rezultat i vendndodhjes së uretrës pranë anusit, gjë e cila e bën të lehtë kalimin e mikrobeve në uretër dhe si rrjedhojë edhe në fshikëzën e urinës, veçanërisht kur ka ndonjë defekt në funksionin e gjendrës endocrine që lidhet me uretrën dhe fshikëzën e urinës.

 

Ilaçi për malcimin e uretrës dhe fshikëzës së urinës:

Dylli i bletës, një product natyral që e prodhon bleta nga rrëshira e pemëve me qëllim që të vulosë të carat e hojeve në rast të ndonjë sulmi të jashtëm (nga gjarpërinjtë apo ngjashëm me to), dhe pas vrasjes së armikut nga bletët, dhe pamundësinë e tyre për nxjerrjen e tij jashtë hojeve, ato lëshojnë këtë lëndë (dyllin) mbi të dhe ai balsamoset në mënyrë natyrale dhe mundet të qëndrojë pa u prishur për një periudhë kohore prej njëzet vjetësh.
Kjo dukuri tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve, kështu që u ngritën me studimin e kësaj lënde dhe gjetën se ajo përmban një sasi të madhe antibiotikësh natyralë. Pra, dylli i bletës është një antibiotik natyral i shkëlqyer.

Sa për gratë, ato mund ta përdorin dyllin e bletës në mënyrë suposte, por mund të merret gjithashtu edhe nga goja i përzierë me mjalt blete.

Lëngu i kamomilit i ëmbëltuar me mjalt është ilaç i mirë në këtë rast.

Po kështu, mund të përdoret uji me kamomil, duke ndenjur në të për 10 minuta (në legen apo vaskë), dy herë në ditë.

Pirja e një gote ujë ku shtohet një lugë nga uthulla e mollës është gjithashtu e dobishme.

Pirja sa më shumë nga lëngu i përfituar nga bima Fenugreek.

 

 

© 2009 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara