PROBLEMET E TRETJES
Problemet e tretjes është një shprehje e përgjithshme që përfshin problemet e shkaktuara nga ngrënia e ushqimit dhe sëmundjet e bezdisshme që shkaktohen nga ai, dhe i sëmuri ndjen lodhje në pjesën e sipërme të stomakut, thartirë në stomak, gazra dhe këputje të përgjithshme të trupit, humbje të oreksit. Problemet e tretjes mund të jenë edhe tregues për ndonjë sëmundje tjetër që ka lidhje me këtë gjendje, por zakonsisht këto problem vijnë si rezultat i pezmatimit të pjesës së brendshme të stomakut (Gastriti).
Shkaqet direkte të kësaj sëmundje janë futja e ushqimit mbi ushqim (pa u tretur ushqimi i mëparshëm) dhe ngrënia me pangopësi, dhe veçanërisht ngrënia menjëherë para gjumit. Ndryshimi i llojit të problemeve të tretjes tregon për ekzistencën e sëmundjeve të tjera siç është Hernia apo dhjamthi në grykën e stomakut që lidhet me kapërcellin, ose për ekzistencën e problemeve në fshikëzën e tëmthit apo në zorrën dymbëdhjetëshe.
Ilaçi për problemet e tretjes
1. Ilaçi më i mirë në rastin e problemeve të tretjes është marrja e një luge të vogël nga uthulla e mollës, e vendos në një gotë ujë dhe e ëmbëlton me një lugë mjalt të bardhë. Kjo përzierje forcon stomakun, hap oreksin dhe heq problemet e tretjes në mënyrë të përgjithshme.
2. Përzien sasi të barabarta nga bima cumin, coriander dhe valanidh dhe u shton sasi të përshtatshme kripë gjelle. Nga kjo përzierje merr një lugë të vogël dhe e ha rreth gjysëm ore para ngrënies, dhe menjëherë pas saj pi një gotë ujë.
3. Çaji i kamomilit, i përgatitur në këtë mënyrë: një lugë gjelle kamomil e shton në një gotë ujë të vluar më parë dhe e mbulon për 15 minuta, pastaj e filtron dhe e pi në mëngjes esëll. Kjo ndihmon në shërimin e gastritit.
4. Këshillojmë të sëmurët me probleme të tretjes që të hanë sa më pak ushqim dhe t’i japin përparësi ushqimeve të lënghsme, si supërat etj. E theksojmë se shkaku kryesor për problemet e tretjes është ngrënia me pangopësi dhe grykësi, prandaj ruajuni kësaj. Po kështu këshillojmë të mos hani menjhëherë para gjumit, të mos hani shumë qepë, lakër, erëza dhe piper.
Lusim Allahun t’u japë shëndet të gjithëve!
|