Psoriasis


Psoriasis është një infeksion kronik i lëkurës, i patransportueshëm tek të tjerët dhe që zakonisht prek moshat 15-25 vjeç, deri para moshës 40 vjeç.


Shkaku kryesor i kësaj sëmundje ende nuk dihet, por ndodh një çrregullim në sistemin imun dhe kjo çon në shtimin e numrit të ndarjes së qelizave të lëkurës. Normalisht, cikli i ndarjes së qelizave të lëkurës deri në pjekje dhe shpërbërja e qelizave karatinije të vdekura bëhet për 28-30 dite, kurse neë rastin e prekjes nga psoriasis qelizat e lëkurës piqen shumë më shpejt (për 3-6 ditë) dhe kështu qelizat karatinije të vdekura grumbullohen mbi lëkurë duke formuar një shtresë të trashë të bardhë.
Përveç  kësaj, ndodh edhe infeksion nën këtë shtresë të bardhë të lëkurës që shfaqet me ngjyrë të kuqe për shkak të disa ndryshimeve që ndodhin në enët e holla të gjakut që ushqejnë lëkurën dhe kjo shkakton ndryshime në gjakun ushqyes të lëkurës.

Shkak ndihmues për prekjen nga kjo semundje mund të jetë gjithashtu:

Prejardhja apo gjenetika: pasi që është vërejtur se 30% e atyre që janë prekur nga psoriasis e kanë pasur në familje një të sëmurë nga psoriasis.
Hormonet: sepse është gjetur se psoriasis shfaqet më tepër në moshën e pubertitetit dhe se lindja ndikon në forcimin e saj.

Ekzistojnë edhe shkaqe të tjera si stresi, nervoza, plagët e lëkurës, infeksionet bakteriale e veçanërisht ato të fytit, disa ilaçe siç janë ato kundër malaries, disa antiinfeksione, disa qetësues apo disa ilaçe që jepen për ngritjen e tensionit.
Psoriasis është me natyrë metabolike dhe mund të shkaktohet edhe nga kushtet e mjedisit, dieta e varfër ushqimore, kushtet e ngjashme me gripin dhe nga administrimi i penicilinës. Pacientët me psoriasis janë gjithashtu në rrezik më të madh ndaj sëmundjeve reumatoide.

Psoriasis mund të shkaktohet edhe nga alergjitë ushqimore, mungesa e acidit yndyror esencial, nga mangësia në enzimën që ndihmon tretjen e ushqimit dhe rënia e nivelit të acidit klorhidrik, magnesia në vitaminën B kompleks, nga helmi i dredhkës ose i lisit, nga dëmtimet e lëkurës, dhe nga disa infeksione me origjinë bakteriale ose virale.

Lidhja e Psoriasis me sëmundje të tjera imune / Rreziqet e Psoriasis

Ne shume kerkime shkencore te realizuara se fundi, eshte arritur ne perfundimin se Psoriasis mund te jete shkak per krize zemre, krize truri, infeksione ne trup, probleme me enet e gjakut dhe me koronaret e zemres, etj. Madje, prekja e forte e semundjes, mund te shkaktoje edhe vdekjen. Ekziston dyshimi i lidhjes reciproke te tre semundjeve imune: psoriasis, urines diabetike dhe tensionit te larte e te tepruar te gjakut, dmth: a eshte kusht qe prekja me njeren prej tyre shkakton edhe dy te tjerat, apo njeren prej tyre? Sipas statistikave dhe studimeve, kjo nuk ndodh gjithnje, por ajo qe ndodh eshte se shumica dermuese e te semureve me urine diabetike perfundon me ngritje te tepruar te tensionit te gjakut, kurse e kunderta eshte me pak. Kurse psoriasis shkakton me shume diabet se sa ngritje te tensionit te gjakut. Ajo qe duhet bere eshte, qe te semuret me Psoriasis te bejne analizat e urines diabetike dhe diabetit, edhe nese nuk jane te shendoshe, gje e cila sic dihet eshte prej shenjave karakteristike te semundjes se diabetit.

Nuk ekziston ilaç kimik shërues për këtë sëmundje, por zakonisht përdoren steroide të cilat kanë efekte negative në lëkurë dhe në gjendrat suprarenale, si dhe probleme të tjera.


Trajtimet natyrale

Terapia Aromatike: Rekomandohen zakonisht vajrat esenciale në vijim: Vaji i bergamotit (frut nga familja e portokalles që ndihmon shërimin e pllakave të lëkurës), vaji livando (për të reduktuar kruarjet e tepruara), Melissa (për lëkurë të irrituar), Jasminë (për lëkurë të thatë e të ndjeshme), barbarozë (për lëkurë të thatë të irrituar), dhe Mysore dru sandali (për lëkurë të dehidratuar, të përflakur, dhe të ndjeshme).

Ushqimi: Duhet pasur parasysh eleminimi i të gjitha ushqimeve ndaj të cilave jeni alergjik apo të ndjeshëm. Hani ushqime të larmishme organike, ushqime të plota (të parifinuara), ushqime të ndryshme dhe të rradhitura me program kohor sa të jetë e mundur. Eliminoni përdorimin e grurit dhe produkteve të tij për 1-3 muaj. Konsumoni prodhimet e detit të pasura në acide yndyrore omega-3, të tilla si salmoni i egër, sardelet, skumbri dhe harenga.Çdo ditë, në bazë të  një rradhe, merrni një lugë gjelle vaj ulliri ose vaj fare liri. Sigurohuni që të pini sa më shumë ujë të pastër e të filtruar gjatë ditës dhe natës. Mishi i drerit, pulat, hudhra, qepa, majdanozi, kosi organik i papërzierë me asgjë tjetër, dhe lakra turshi, janë gjithashtu të rekomanduara.

Bimë: Bimë të tilla si rodhja, sarsaparilla, dhe cleavers tinctures ndihmojnë në kurimin e Psoriasis. Nga bimët që përdoren zakonisht në kurimin e kësaj sëmundje janë gjithashtu: Aloe,  Ammi Visnaga, piperi i kuq, jamballi, liri, avokado, arra braziliane, fenugreek, kamomili, etj. Silymarin (qumështi i gjembit të gomarit) është gjithashtu i dobishëm për psoriasis për shkak të efekteve të tij pozitive në funksionet e mëlçisë. [Mëso më shumë për këto bimë në seksionin e Bimëve Mjekësore].

Terapia me lëngje frutash: Kombinimet e mëposhtme të lëngjeve mund të jenë gjithashtu të dobishme: mollë me karrota; panxhar me kastraveca dhe rrush; panxhar, karrota, rodhe, yellowdock dhe hudhra.

Lifestyle: Rastet e lehta të psoriasis mund të ndihmohen nga ekspozimi i përditshëm ndaj rrezeve të diellit. Ushtrimet e shpeshta fizike janë gjithashtu të rekomanduara.

Plotësuesit ushqimorë: Ushqyesit në vijim mund të jenë të dobishëm: Vaji i aguliçes së mbrëmjes, acidi esencial yndyror Omega-3, vitamina A, vitaminat B Kompleks, vitamina B6, vitamina B12, vitamina C me bioflavonoids, acidi folik, lecithin, zink, si dhe një shtesë multiminerale.

Trajtim popullor: Përdor ujin e detit mbi lëkurën e prekur nga psoriasis disa herë në ditë. Vaji i Lirit ose vaj avokado, xhel Aloe Vera, dhe /ose krem capsaicin (i specit të kuq) i përdorur vazhdimisht mund të zvogëlojë gradën e sëmundjes, trashësinë, skuqjen, dhe kruarjen.

 


 

© 2008-2011 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara