بالعربية بالعربية
CONTACT US

Accepting Payments Through
 

 

TUMORET - KANCERI

 

Qelizë kancerore e trurit

Qelizë kancerore e gjirit

Qelizë kancerore e prostatës

 

A ka shërim nga kanceri?!

Që prej kohësh, njeriu është përpjekur me rrugët nga më të ndryshmet për të përmirësuar jetën e tij, duke kërkuar rreth shkaqeve të dhimbjeve dhe vuajtjeve të tij, me qëllim që të gjejë zgjidhje për to.
Shkencëtarët dhe mjekët kanë folur shumë për sëmundjen e kancerit, duke hedhur teori dhe duke bërë eksperimente e prova nga më të ndryshmet në kërkim të mjeteve për zgjidhjen e sukseshme të kësaj epidemie të jetës njerëzore…
Por, problemi vazhdon të ekzistojë. Kanceri vazhdon të kërcënojë dhe shumë njerëz vuajnë nga ai.

Cilat janë shkaqet e kësaj sëmundje dhe rrugët për shërimin e saj?

Kanceri është një sëmundje si gjithë të tjerat, dhe ai nuk është dënim me vdekje dhe as mbarim i jetës…

1. Çdo njeri ka qeliza kancerore në organizmin e tij, por ato nuk mund të dallohen nga analizat e zakonshme laboratorike, deri sa të rritet numri i këtyre qelizave në disa bilionë dhe të fillojnë të shfaqen si tumore akute.

2. Këto qeliza kancerore shfaqen 6 deri në 10 herë në jetën e çdo njeriu.

3. Kur sistemi imun i organizmit të njeriut është i fortë, këto qeliza shkatërrohen plotësisht dhe pengohet rritja e numrit të tyre dhe formimi i tumoreve.

4. Kur njeriu sëmuret nga kanceri, kjo tregon se ai ka mungesë llojshmërie ushqimi, shkak i të cilit mund të jetë mjedisi, trashëgimia, ushqimi dhe jeta e keqe.

5. Për të zgjidhur problemin e mungesës së llojshmërisë ushqimore, duhet forcuar sistemi imun me anë të ndryshimit të dietës ushqimore dhe marrjes së disa bimëve natyrore plotësuese për këtë.

6. Për fat të keq, vërejmë se shumica e të sëmurëve me kancer, menjëherë sa shfaqen tumoret tek ata, pa u menduar fare drejtohen tek trajtimet që ekzistojnë sot në formën e kimioterapisë, radioterapisë, apo operacioneve kirurgjikale, por që të gjitha këto lloj trajtimesh kanë pasoja të rrezikshme në shkatërrimin e pjesës së mbetur nga shëndeti i organizmit dhe fuqisë e tij.
Kimioterapia që u bëhet të sëmurëve me kancer vepron në helmimin e qelizave kancerore të cilat shquhen për shpejtësinë e madhe në zhvillim, por në të njëjtën kohë, kimioterapia vret dhe shkatërron qelizat e shëndetshme dhe të domosdoshme për organizmin dhe imunitetin e tij ndaj sëmundjes, mund të shkaktojë dëme katastrofike në organet më të rëndësishme të trupit, si mëlçia dhe veshkat, madje edhe në zemër dhe mushkri.

7. Trajtimi me radioterapi vret qelizat kancerore, por ai djeg dhe shkatërron qelizat, indet dhe organet e shëndosha.

8. Kimioterapia dhe radioterapia, në fillim të praktikimit të tyre i zvogëlojnë përmasat e tumorit, por me vazhdimin e përdorimit të tyre më gjatë, nuk kanë më asnjë efekt kundër tumorit.

9. Kur organizmi të dobësohet nga radioterapia dhe të ketë mbartur shumë helme nga kimioterapia, sistemi imun i tij do të ketë dështuar dhe do të jetë shkatërruar tërësisht, ndaj shohim që i sëmuri preket nga shumë sëmundje të stomakut dhe çrregullime të ndryshme.

10. Më e rrezikshmja nga të gjitha ato që u thanë më sipër është se: trajtimi kimioterapik dhe radioterapik i bëjnë qelizat kancerore të kërcejnë dhe të bëhen më rezistuese dhe më të vështira për t’i hequr! Kurse operacionet kirurgjikale mund të shkaktojnë përhapjen e qelizave kancerore në vende të tjera të trupit.

11. Mënyra më e mirë për luftimin e kancerit është ngordhja e qelizave të tij me uri, duke mos u dhënë atyre ushqimet që u nevojiten për rritjen e numrit të tyre, dhe a e dini me çfarë ushqehen qelizat kancerore?

Së pari: ushqimi i parë dhe kryesor i këtyre qelizave të këqia është sheqeri i rafinuar (i pastër)! Me ndalimin e kësaj lënde, i presim kancerit ushqimin e tij kryesor.
Për zëvendësimin e sheqerit duhen përdorur vetëm zëvendësues natyror si: melasa apo fruti i tharë, por me përmasa shumë të vogla.
Edhe kripa e tavolinës përmban lëndë kimike zbardhuese, prandaj ndërroje atë me kripën natyrore të detit.

Së dyti: Qelizat kancerore lulëzojnë në mesin e acideve, të cilat prodhohen nga ushqimi i pasur me mish, veçanërisht me mish të kuq. Shumica e mishrave të tregut përmbajnë antibiotikë të akumuluar dhe hormone parazitare, dhe të gjitha këto janë të shumë të dëmshme, veçanërisht për atë që vuan nga kanceri.

Së treti: Për ta bërë organizmin sa më bazik dhe të shëndetshëm, rreth 80 % e ushqimit duhet të jetë prej perimeve të freskëta, drithërave, pak farëra e të thata (bajame, arra) dhe pak fruta. Kurse pjesa tjetër e ushqimit prej 20 % mund të jetë ushqim i gatuar ku përfshihen edhe bishtajoret (bizelja, fasulja).
Lëngu i perimeve të freskëta prodhon enzima të gjalla dhe të lehta për t’u thithur dhe për t’u tretur, të cilat arrijnë shumë shpejt në qeliza, brenda 15 minutave, dhe ushqejnë e forcojnë qelizat e shëndetshme.

Së katërtii: Larg kafes, çajit (përveç çajit të jeshil), çokallatave dhe çdo gjëje që përmban kafeinë. Në vend të tyre përdor çajin e jeshil, sepse ai ka shumë efekte antikancerore.
Preferohet të pihet ujë i pastër, i kulluar dhe i mbajtur në një enë prej balte, sepse kjo eliminon shumë prej helmeve dhe kripërave të rënda që përmban në uji i çezmës.

 

Së pesti: Forcimi i sistemit imun me ushqime plotësuese i jep mundësinë qelizave mbrojtëse të trupit që të shkatërrojnë qelizat kancerore.

Qelizë kancerore e sulmuar nga sistemi imun


Së gjashti: Kanceri është një sëmundje që i ka rrënjët në mendje, në trup dhe në diapazone të tjera, gjë që do të thotë se ekzistenca e një shpirti optimist dhe me gjallëri do ta ndihmojë shumë organizmin për luftimin e kancerit. Kurse zemërimi, zilia, inati dhe mostolerimi e vënë trupin në tension dhe në gjendje acide. Prandaj, njeriu duhet ta dijë se ai është më lart se kufijtë materiale të trupit të tij dhe të ngrihet lart me shpirtin e tij për të jetuar tolerancën, dashurinë dhe kënaqësinë, për hir të Zotit të tij dhe për të arritur kënaqësinë e Zotit të tij, duke bërë një jetë të pastër dhe në bindje ndaj Zotit të tij, dhe kështu i jep trupit fuqi pozitive.

Së shtati: Qelizat kancerore nuk mund të jetojnë në një ambjent të pasur me oksigjen, kështu që është e domosdoshme kryerja e disa ushtrimeve të lehta të trupit dhe të frymëmarrjes së thellë për ta çuar oksigjenin në të gjitha pjesët e trupit dhe qelizat e tij.

 

Ilaçi ynë:

Me ndihmën e Allahut të Madhëruar dhe me suksesin nga Ai, mjekët tanë kanë mundur të përgatisin kurë të përbërë nga bimë natyrore bazuar kryesisht në mjekësinë e vjetër të lulëzimit Islam, për kurimin e kësaj sëmundje të rrezikshme dhe akute, në një periudhe kohore qe shkon deri në tre muaj, dhe suksesi për shërimin total është në dorë të Allahut. Ilaçi ynë vepron në mënyrë të dyfishtë: në shkatërrimin e qelizave kancerore në brendësi të tyre dhe pa dëmtuar asnjë qelizë apo ind të shëndoshë dhe në forcimin dhe fuqizimin e sistemit imun në mënyrë që organizmi i të sëmurit t'i bëjë rezistencë qelizave kancerore dhe t'i sulmojë ato. Megjithate, mund te themi se suksesi varet nga avancimi i semundjes dhe se si i pergjigjet organizmi i të sëmurit kësaj kure bimore. Mjekët tanë vazhdojnë kërkimet e tyre për të avancuar kurën bimore në mënyrë që suksesi të jetë më i madh edhe për rastet kur sëmundja ka avancuar së tepërmi, pasi që zakonisht njerëzit sot drejtohen tek mjekësia popullore dhe ajo bimore pasi i kanë humbur shpresat e shërimit nga mjekësia moderne bashkëkohore, dhe lusim Allahun të na japë sukses. Përmendim këtu se një bashkëpunim i mjekësisë moderne me atë tradicionale popullore e bimore, për zbulimin e kurave të sigurta veçanërisht për sëmundje të tilla si kjo e kancerit, është një obligim shoqëror bashkëkohor për të mirën e njerëzimit, pasi që mundësitë materiale dhe fizike të mjekësisë shkencore sot janë shumë herë më të mëdha se ato të mjekësisë bimore e popullore.

Por duhet pasur parasysh se Ai që shëron në të vërtetë është Allahu, Zoti i gjithçkaje, kurse ilaçet janë shkaqe të shërimit dhe jo shërues. Pejgamberi ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thote: "Allahu nuk ka krijuar semundje, veçse ka krijuar edhe ilaç per të, të cilin e mëson ai që e mëson dhe e injoron ai që e injoron, me përjashtim të helmueses. (për të nuk ka ilaç)" Thanë: "Cila është helmuesja, o i Dërguari i Allahut?" Ai tha: "Vdekja!" D.m.th. që kur Allahu i ka caktuar vdekjen një personi dhe afati i tij në dynja ka mbaruar, nuk i bën më dobi asnjë lloj ilaçi, qoftë edhe nëse sëmundja e tij është e lehtë apo edhe pa qenë fare i sëmurë, por...

Por askush nuk e di të fshehtën dhe askush nuk e di se kur dhe ku do të vdesë, dhe ndodh që një i sëmurë me sëmundje vdekjeprurëse të jetojë gjatë, jashtë çdo parashikimi, kurse një i shëndoshë të vdesë pa qenë i sëmurë, jashtë çdo parashikimi. Kështu që, detyra e mjekëve dhe e vetë të sëmurit është që të mos dorëzohen në asnjë rast, por të vazhdojnë luftën e tyre me çdo lloj sëmundje kryeneçe dhe kokëfortë, sepse kështu ata kryejnë obligimin e tyre që u ka ngarkuar Zoti i tyre që kur e ka zbritur njeriun në tokë, për vazhdimin dhe përmirësimin e jetës në tokë që të jetojë sa më lumtur, si dhe të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij dhe lumturinë e përhershme në botën tjetër.

 

 

© 2009 Mjekesiabimorearabe.com - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara