ULCERA E STOMAKUT DHE E DUODENIT

Ulcera e stomakut dhe e duodenit është një gërryerje në cipën e brendshme të tyre për shkak të ulcerimit. Zakonisht diametri i ulcerës është rreth 30 mm, kurse në rastin e ulcerimit të zorrëve, diametri i ulcerës nuk i kalon 15 mm.
Nga shkaqet kryesore të ulcerës së stomakut dhe të zorrëve është konsumimi i alkoolit, konsumimi i tepërt i stimuluesve (kafja, çaji, etj), ngrënia e tepruar dhe e parregullt. Po kështu edhe kthimi mbrapsht nga duodeni në stomak i vrerit që prodhon mëlçia, shkakton ulcerë në stomak.
Tërheqim vëmendjen se ekzistojnë disa rreziqe të shkaktuara nga ekzistonca e ulcerës në stomak dhe në duoden në disa raste, veçanërisht nëse ulcera vazhdon për një kohë të gjatë ose në rastet kur shoqërohet me hemorragji të forta dhe të papritura, gjë e cila mund të çojë në apopleksi (damlla, pushim i trurit). Kurse në rastet e hemorrogjive të vogla në stomak apo në duoden, shkaktohet anemi, rënie në peshë, humbje e oreksit. Kurse vetëm një pjesë e vogël e rasteve me ulcerë në stomak mund të kalojnë më pas në kancer stomaku, Allahu mos e dhëntë!
Ilaçi i ulcerës së stomakut dhe i duodenit:
Nga ilaçet më të mira për rastet e lehta të kësaj sëmundje është pirja e lëngut të kamomilit, tre herë në ditë rreth gjysëm ore para buke, të përgatitur në këtë mënyrë: merr një lugë të madhe kamomil dhe e shton në një gotë ujë të vluar më parë, pastaj e mbulon për 15 min, e filtron dhe e pi.
Po kështu lëngu i përfituar nga bima e Jamballit, të pihet dy herë në ditë, duke u përgatitur njësoj si kamomili. Por kujdes, ata që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet ta përdorin këtë bimë, sepse ai përmban lëndë që ngrenë tensionin e gjakut.
Bima (borage – alkanet - oxtongue) ndihmon në shërimin e ulcerës së stomakut dhe të duodenit, duke e përdorur në këtë mënyrë: një lugë gjelle e shton në një gotë ujë të vluar dhe e lë të mbuluar për 15 min, pastaj e filtron dhe e pi para buke me rreth gjysëm ore, tre herë në ditë.
Këshillojmë të sëmurët me këtë sëmundje që të largohen nga erëzat, speci, yndyrat, alkooli, kafja dhe gjërat e ngrira. Dhe i këshillojmë të konsumojnë lëngje, supëra dhe ushqime të lehta me qetësi dhe ngadalë.
|